Adele, marrëveshje të re publikuese

14.03.2014 (komentet: 0)

Adele është në negociata për në nënshkruar marrëveshje të re me disa kompani publikuese të interesuara.

Këngëtarja 25-vjeçare raportohet se tashmë ka mbyllur marrëveshjen e saj të mëhershme dhe tash është duke punuar në një kontratë të re, nga e cila mund të fitojë rreth 10 milionë funte.

“Shumat që përmenden janë të mëdha. Kompanitë publikuese e dinë se gjithë çfarë Adele bën do të shesë miliona kopje dhe se privilegjet e këngëve do të jenë të mëdha”, ka thënë burimi për The Sun.

Krijuesja e hitit “Rolling in the Deep” vitet e fundit ka marrë një pushim nga muzika për t’iu përkushtuar detyrës si nënë, pasi lindi djalin e saj Angelo James Konecki në vitin 2012.

Por ajo ende raportohet se fiton nga 32 mijë funte në ditë nga albumet e kaluara, dhe marrëveshja e re do të thotë se ajo është e gatshme të sjellë materiale të reja, me një album që mund të vijë para fundit të vitit. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment