A do ta provojë Angela Martini

25.03.2014 (komentet: 0)

Ka nis mbarë këtë vit. E jo vetëm për sa i përket karrierës së saj si modele, por edhe për sa i përket jetës së dashurisë. Angela Martini nuk po pushon së pozuari përballë fotografëve më me nam botërorë. Dhe derisa përmes bukurisë së saj, shqiptarja po reklamon brende të ndryshme nga moda botërore, ajo është mjaft aktive edhe nëpër rrjetet sociale.

Në ‘Twitter’ ka kohë që ajo po shpalos edhe ndjenjat e saj. E sinjalet e dashurisë karshi të dashurit nuk po mungojnë. Por kohës së fundit, bukuroshja duket se është bërë më e ndjeshme. Ndjeshmërinë e saj, Martini e ka sjell përmes disa statuseve të sjella kohë pas kohe. ““It’s impossible”, said pride; (“Është e pamundur”, tha krenaria)”, kishte shkruar në komentin e parë bukuroshja, të cilin pas pak minutash e ka shoqëruar edhe me një status të dytë, ndërsa ka treguar paraprakisht se ajo ka krenari të fort. “”It’s risky”, said experience; (“Është e rrezikshme”, tha përvoja)”.
“”It’s pointless” said reason (“Është e pakuptimtë,” tha arsyeja”)”, ishte një status i tretë, brenda pak orësh, ndërsa karshi gjithë përvojës, krenarisë dhe arsyes, ajo ka treguar se zemra i thotë që ‘ta provojë’ përmes statusit të fundit. “Give it a try”, whispered the heart. (“Provoje”, pëshpëriti zemra)”.
Por, përkundër ndjeshmërisë, Martini nuk po lë anash angazhimet në modelim. Së fundmi ajo ka pozuar përballë fotografit Fadil Berisha, ndërsa ka sjellë në pah përmes trupit të saj, fustanet e mrekullueshme të Sherri Hill. Përveç Martinit, imazh për këtë brend fustanesh janë edhe shumë bukuroshe shqiptare të cilat kanë shkëlqyer në fustanet e këtij brendi.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment