Shqiptarët e famshëm në Turqi

05.04.2013 (komentet: 0)

Edhe pse kanë emigruar në Turqi dhjetëra apo qindra vite më parë ata sërish nuk e kanë mohuar origjinën e tyre shqiptare. Përkundrazi, janë ndjerë krenar nga ky fakt dhe mbi këtë kanë arritur shumë në karrierat e tyre. Politikanë, këngëtarë, sportistë, poet, filozofë, arkitekt e shumë e shumë profesionistë të tjerë me origjinë shqiptare kanë arritur majat më të larta të suksesit në shtetin turk.

 



 


Pjesa më e madhe e tyre shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë, fëmijë të emugrantëve shqiptarë, edhe sot kur i pyet shprehen krenar dhe të lumtur që në trupin e tyre rrjedh gjak shqiptari.

Pjesën më të madhe të tyre i njihni, ndërsa një pjesë të tyre jo. Madje, disa prej tyre as që nuk e dinit që ishin shqiptar. Portali albeu, i ndihmuar nga Abdullah Kas, me origjinë shqiptare që jeton në Stamboll, ju sjell disa prej shqiptarëve që e kanë ngritur lart emrin e Atdheut të tyre në Turqi.

1. Mehmet Akif Ersoy - Poeti Kombëtar i Turqisë, autor i Hymnit Kombëtar

2. Sami Frashëri - Shkrimtar, filozof

3. Ali Sami Yen - Djali i Sami Frashërit, themelues i Galatasaray

4. Mimar Sinan – Arkitekt

5. Hakan Sukur – Futbollist

6. Ahmet Pristina - Politikan, ish kryetar i bashkisë së Izmir

7. Abdullah Yildiz - Politikan, nën/kyetar i Bashkisë së Niksar Tokat

8. Arif Erdem – Futbollist

9. Emre Belezoglu – Futbollist

10. Kivanç Tatlitug – Aktor

11. Ermal Kuqo – Basketbollist

12. Baris Manço – Këngëtar

13. Candan Erçetin – Këngëtare

14. Fuat Guner – muzikant

15. Aylin Aslim – Këngëtare

16. Almeda Abazi - show-girl

Kthehu mbrapa

Shto koment