Zbulohet unaza e cila mbron nga shtatzënia dhe sida

18.03.2014 (komentet: 0)

Inxhinieri i biomjeksisë nga Universiteti Northwestern, Patrick Kiser, para pak kohësh ka ideuar një aparat të vogël, i cili do të mund të sjellë ndryshime të mëdha për shëndetin intim të femrave.

Zbulohet unaza e cila mbron nga shtatzënia dhe sidaFjala është për unazën vagjinale e cila është ideuar në Universitetin amerikan Nortvestern nga shkencëtari Patrick Kiser. Kjo unazë, transmeton Telegrafi, në të ardhmen do t’i mbrojë femrat nga shtatzënia e padëshiruar, lia e ujit (Varicellae), por edhe nga sida.

Unaza ndikon në atë mënyrë që, pas vendosjes në vagjinë, liron ilaçin antiretroviral, përkatësisht tenofovir, si edhe mjetin kontraceptiv, përkatësisht levonorgestrel, i cili në afatin prej 90 ditësh mbron femrën nga efektet e padëshiruara të seksit.

Unaza vaginale është material që përshtatet me trupin e femrës dhe kontribuon në ndryshimin e përbërjes së mukusit cervikal.

Kthehu mbrapa

Shto koment