Zbulohet ilaçi që e shëron kancerin

16.05.2014 (komentet: 0)

Shkencëtarët e spitalit Mayo Clinic e kanë bërë një hap revolucionar në luftimin e sëmundjes së kancerit. Injektimi i virusit Rubeolla në trupin e pacientëve të sëmurë me kancer ka rezultuar me shfarosjen e qelizave kancerogjene nga virusi.

Zbulohet ilaçi që e shëron kancerin

Nuk po pushojnë përpjekjet për të gjetur ilaçin më të mirë për luftimin e sëmundjes së kancerit, nga e cila sëmundje vdesin me miliona veta çdo vit.

Shkencëtarët e spitalit me renome botërore, Mayo Clinic, kanë injektuar në persona të prekur nga kanceri doza të larta të virusit Rubeolla (Paramyxoviridae). Ky lloj virusi, përndryshe është i njohur si virusi që shkakton fruthin.

Dy pacientë i janë nënshtruar kësaj terapie. Që të dy këta pacientë në fund të terapisë janë liruar komplet prej qelizave kancerogjene. Dhe që të dytë janë shëruar plotësisht pas gjashtë muajsh.

Shkencëtarët e Mayo Clinic thanë se rezultati ka demonstruar se me viroterapi, virus i injektuar i ka vrarë komplet qelizat kancerogjene, por i ka kursyer qelizat normale.

“Koncepti është shumë i thjeshtë”, tha Stephen Russel nga Mayo Clinic, “virusët në mënyrë të natyrshme hynë në trupin tonë dhe i shkatërrojnë qelizat”.

Ky shkencëtar shpreson që kjo mënyrë e trajtimit do të mund të jetë efektiv edhe në luftimin e kancerit të trurit, kokës, qafës, mushkërive etj.

“Qëllimi ynë final është që të fillojmë të mendojmë për idenë të kancerit me një injeksion të vetëm. Ky është qëllimi ynë”, tha ky shkencëtar.

Dy pacientët e shëruar nga Mayo Clinic kanë qenë dy vuajtur nga lloji kancerit myeloma, që praktikisht është njëri prej llojeve të kancerit më vdekjeprurës. Ata në ketë eksperiment, që rezultoi tepër i suksesshëm, e kanë marrë një dozë te vetme intravenoze të virusit Rubeolla MV – NIS, e cila rezultoi posaçërisht toksike për qelizat kanceroze myeloma.

Pacientja, 49 vjeçare, Stacy Erholtz, e ka përjetuar një shërim të plotë, brenda gjashtë muajve.

Ajo po vuante nga myeloma. Ky lloj i kancerit, thanë shkencëtarët, zakonisht trajtohet me ilaçe që rrisin shkallën e imunitetit, por që kjo mënyrë në shumicën e rasteve nuk e jep efektin e plotë, pasi që kanceri bëhet imun.

“Kush do ta kishte besuar këtë gjë”, tha kjo paciente tepër e lumtur.

http://www.youtube.com/watch?v=LImk-KdMT1w

Kthehu mbrapa

Shto koment