Zbokthi dhe shtatzënia

14.05.2014 (komentet: 0)

Zbokthi është një paraqitje e shpeshtë tek shtatzënat për shkak të ndryshimeve të shumta të hormoneve dhe lëkurës.

Zbokthi dhe shtatzënia

Si krijohet zbokthi?
Zbokthi është një paraqitje e shpeshtë tek shtatzënat për shkak të ndryshimeve të shumta të hormoneve dhe lëkurës. Zbokthi paraqitet si pasojë e pezmatimit të shtresës së lëkurës, e cila shkakton ekzem dhe ato krundet e vogla të bardha të pakëndshme në lëkurë, të cilat përfundojnë në supet tuaja. Problemi mund të përkeqësohet nëse përdoren preparate të caktuara në lëkurë dhe flokë, të cilat tretin yndyrën e cila iu duhet në mënyrë që koka të jetë me dukje të shëndetshme dhe pa krunde.

Shërimi i zbokthit
Siç e dini, nuk keni pse jetoni me këto krunde. Ekzistojnë shumë mënyra natyrale me të cilat mund të mbani dukjen e shëndetshme të kokës, flokëve dhe supeve pa zbokth.

Ja disa këshilla:

● Zvogëloni konsumimin e sheqerit dhe çokolatës, si dhe konsumimin e ushqimit të yndyrshëm. Konsumoni sa më shumë perime me gjethe jeshile dhe ushqime të papërpunuara.

● Përdorimi i biotinës është një nga metodat më të përhapura të shërimit të zbokthit. Biotina tretet në ujë, i takon grupit të vitaminave B dhe tret yndyrën, karbohidratet dhe proteinat. Gjendet në gjërat ushqimore të pasura siç janë drithërat integrale, të kuqtë e vezës, lulelakër, kërpudha dhe banane. Marrja e vitaminës B1 dhe B2, acidit yndyrorë Omega-6 dhe zinkut është po ashtu shumë i vlefshëm në shërimin e zbokthit, kështu që keni kujdes që këto vitamina të jenë pjesë e konsumimit tuaj të përditshëm. 
● Blini ekstrakte të farave të grejpfrutit dhe vetëm disa pika nga ky ekstrakt në shampon tuaj të cilin e përdorni rregullisht, mund të ju ndihmojë shumë.

● Përdorni vajin e çajit të gjelbër. Shumë shampo janë të bazuara në këtë vaj apo vetëm i shtoni disa pika nga ky vaj në shampon tuaj. (Konsultohuni me mjekun para se të përdorni vajin e çajit të gjelbër gjatë shtatzënisë.)

● Përdorni shampo me bazë seleni i cili ka ndikim fantastik kundër zbokthit, që përmirëson hidratimin dhe i sjell pamje të shëndetshme kokës.

● Pasi që keni shtuar pak uthull molle në filxhanin me ndonjë lëng, gjithsesi lëreni anash në mënyrë që të lagni peshqirin me uthull molle dhe ta mbani në kokë për një orë. Më pas pastroni kokën.

● Para se të flini, lyeni kokën direkt me vaj vitamine E, dhe flini ashtu, ndërsa në mëngjes pastroni flokët. Gjithsesi vendosni një peshqir në jastëk, sepse vaji mund të lë njolla në jastëkun tuaj.

● Përdorni vaj të ullirit apo kokosit në mënyrë që flokët dhe koka juaj të duket e mahnitshme. Vendosni vajin direkt në kokë dhe flokë dhe pastrojeni në mbrëmje. Kjo këshillë më së shpeshti përdoret në Indi.

● Fërkoni kokën direkt me aloe vera para se ti pastroni flokët dhe do të keni rezultate fantastike.

Me këto këshilla të cilat shumë lehtë mund t’i zbatoni në shtëpi, shumë shpejt do të keni flokë të shkëlqyeshëm sikurse që i keni pasur para shtatzënisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment