Vetëm në janar 8 persona janë infektuar me virusin AH1N1

04.02.2015 (komentet: 0)

Vetëm brenda një muaji 8 persona janë prekur nga virusi AH1N1 i njohur si gripi i derrit, raporton KTV.

Sipas të dhënave të Klinikës Infektive të QKUK-së nga 15 persona të cilët ishin hospitalizuar gjatë muajit janar gjysma prej tyre kanë rezultuar të jenë prekur nga gripi i derrit.

4 prej tyre janë fëmijë. Megjithatë, drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani thotë se gjendja e pacientëve është jashtë rrezikut për jetë dhe nuk ka vend për panik.

Derisa vendet në rajon si Shqipëria janë përfshirë nga një epidemi e gripit, infektologët në Kosovë nuk parashikojnë ndonjë valë të madhe të paraqitjes së rasteve me grip sezonal dhe atij të derrit.

Kreu i kësaj klinike thotë se kjo klinikë qëndron mirë e furnizuar me barna si për gripin sezonal ashtu edhe për atë të derrit në rast se vendi rrezikon të përfshihet nga një epidemi.

Gripi, i ashtuquajtur, i derrit është një sëmundje që atakon sistemin respirator dhe e shkakton virusi i tipit A (H1N1) që origjinën e ka nga derrat.

Kthehu mbrapa

Shto koment