Veprime të thjeshta për të luftuar celulitin

21.05.2014 (komentet: 0)

Duke qenë një problem estetik dhe shëndetësor, celuliti konsiderohet patologji dhe është një nga problemet më shqetësuese tek femrat.

Veprime të thjeshta për të luftuar celulitin

Celuliti është një simptomë i qelizave të papërshtatshme në metabolizëm Shkaqet janë të ndryshme: trashëgimia, turbullirat tipike hormonale të adoleshencës, shtatzënia, përveç faktorëve të tillë si mbipesha, mungesa e lëvizjes, teprimi me ushqimet yndyrore, përdorimi i rrobave shumë të ngushta dhe jo të rehatshme.

Por a mund të eliminohet celuliti? Po, nuk është e thjeshtë, por është e mundur me vendosmëri dhe vullnet:

1. Mënyra e të ushqyerit
Konsumoni shumë perime dhe gjithmonë përdorni vajin e ullirit. Kthejeni në zakon pirjen e lëngut të boronicave apo ngrënien e tyre. Shmangni salsiçet të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut. E njëjta gjë vlen edhe për ëmbëlsirat dhje pijet alkoolike. Kosi pa yndyre dhe gjiza janë aleate të bukurisë, gjithashtu dhe djathi por bëni kujdes në përzgjedhjen e tij. Buka duhet të jetë e zezë, mundësisht pa maja birre. Ulni konsumin e kafes dhe rrisni konsumin e çajit të gjelbër.
Kufizoni konsumimin e kripës dhe erëzave, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë.
Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje natyrale), kalium (banane, pjeshka, portokall, apo fasule) dhe squfur (proteinat e ushqimit), mbase sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin e brendshëm.

2. Aktiviteti fizik
Tre herë në jave dilni për vrap ose shkoni në palestër. Nëse ju pëlqen noti, atëherë është zgjedhja më perfekte.

3. Trajtimet e bukurisë
Kremrat anti-celulit janë të nevojshme edhe pse nuk bëjnë mrekulli. Aplikojeni kremin çdo ditë në zonat e shprehura dhe një herë në javë bëni një skrab anti-celulit. Pasi keni bërë dush, lagni me ujë të ftohtë zonat me celulit, sepse ju tonifikon dhe përmirëson qarkullimin. Mos vishni xhinse shumë të ngushta, sepse pengojnë qarkullimin.

Disa aparate për modelimin radiofrekuencë mund të tregohen efikase. Impulsi depërton më thellë dhe arrin deri në depozitimet celulite. Valët shkatërrojnë "hojet" dhe shpërbëjnë dhjamin e grumbulluar. Depozitimet dhjamore zvogëlohen, madje me aq efektivitet, sa ndryshimi bie në sy menjëherë pas procedurës. Pas një kursi 6-8 procedurash, pacientët mbeten shumë të kënaqur, sidomos femrat 20-40 vjeç.

Korrigjoni mënyrën se si qëndroni
Duhet të ecni drejtë me barkun brenda dhe shpatullat e hapura. Kjo është një ndihmë dhe kur punoni në kompjuter ose doni të shkruani. Në çdo rast, duhet të mbani gjithmonë kurrizin drejtë. Për çdo mënyrë të ndenjuri, duhet të gjeni mënyrën e përshtatshme e cila nuk do të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Pini shumë ujë
Pini shumë ujë (jo lëngje të gazuara ose me sheqer, këto mund t’i pini vetëm në raste të veçanta).

Lëreni duhanin
Duhani dëmton shëndetin tuaj në disa mënyra të ndryshme por mes tjerash, ai shton nivelin e celulitit në trupin tuaj. Mos pirja e duhanit është një gjë absolutisht e nevojshme, veçanërisht mbas moshës 30 vjeçe.

Luftoni mbipeshën
Të luftoni mbipeshën është e rëndësishme dhe kjo do t’ju shërbejë dhe për shëndetin në përgjithësi.

Evitoni stresin
Evitoni stresin (në këtë rast joga dhe meditimi mund t'ju ofrojnë një ndihmë të madhe).

Kthehu mbrapa

Shto koment