Ushqimet që zbardhin dhëmbët

21.03.2014 (komentet: 0)

Selino mbron dhëmbët tuaj në dy mënyra, thotë Lana Rozenberg, një dentiste.Përtypja e saj prodhon shumë pështymë, i cili neutralizon bakteret të cilat shkaktojnë kariesin e dhëmbëve. Provoni këtë: konsumoni një selino ose karrotë çdo ditë.

Dredhëzat

 

Antarë të familjes me kokrra të kuqe, dredhëzat përmbajnë një enzimë që në fakt i zbardhon dhëmbët tuaj.Gjeje një kokërr më të madhe të dredhëzës dhe pastaj fshini dhëmbët tuaj me të për rreth një minutë.Ndërkohë hajeni dhe pastaj pastroni farat nga dhëmbët tuaj.

 

Farat e susamit

 

Sipas fosileve, paraardhësit tanë Paleolitik kishin dhëmbë të mëdhaj. Atropologët sugjerojnë se kjo është pjesërisht për shkak të veprimit të spastrimit të ushqimeve primitive si farat, të cilat ndihmojnë që të ndërtoni një smalt më të fort të dhëmbit.Farat e susamit, për shembull, janë gjithashtu të pajisura me kalcium, i cili ndihmon në ruajtjen e kockave rreth dhëmbëve dhe mishrat.Provoni këtë: Hedh një lugë gjelle fara të susamit në sallatat dhe perimet tua disa herë në javë për të pasur dhëmbë më të mirë.

 

Djathi

 

Studimet tregojnë se djathi, me karbohidratet e tij të ulëta dhe me përmbajtje të lartë të kalciumit dhe të fosfatit, ofron përfitime për dhëmbët tuaj. Djathi ndihmon për të balancuar pH-në e gojës suaj (pH është acid i cili inkurajon prishjen e dhëmbëve).Djathi gjithashtu ruan dhe rindërton smaltin e dhëmbit tuaj dhe sëmundjeve të ndryshme të mishrave.Provojeni këtë: konsumoni ½ djathë pas darke në vend të një ëmbëlsire.

 

Çaji i gjelbërt

 

Çaji i gjelbërt përmbanë substanca të quajtura katetine që i vrasin bakteriet në gojën tuaj, të cilat e kthejnë sheqerin në pllakë.Katetinet largojnë bakteriet dhe erën e keqe të gojës. Provoni këtë:Pini dy deri në pesë gota çaj të gjelbërt në ditë.

 

Kivi

 

Për madhësinë e tyre, kivit janë një paketë e mbushur me vitamina C, më shumë se çdo frut tjetër. Në fkt, një konsumim i madh i kivit përmbanë më shumë se 100 për qind të shumës së tuaj ditore të rekomanduar. Nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë C, studimi tregon se rrjeti i kolagjenit në mishërat e dhëmbëve tuaj mund të prishen, duke bërë mishrat më të ndjeshëm ndaj bakterieve që shkaktojnë sëmundje.

 

Qepët

 

Qepa përmbanë komponime të fuqishme të squfurit antibakterial.Në një studim të 1997 njerëzve, qepa ka treguar se ka vrarë shumë bakterie të ndryshme.Studimet tregojnë se ato janë më të fuqishme kur janë të përpunuara. Sigurisht që qepa mund të ndikojnë në frymëmarrjen tuaj, kështu që përdorni edhe majdanoz pas tyre për të ju larguar era.

 

Majdanozi

 

Përtypni majdanoz ose nenexhik pas një ushqimi, dhe do të ju ndihmojë që të mbani një erë të mirë të gojës.Këto barëra përmbajnë monotrepene, substanca të paqëndrueshme që udhëtojnë shpejt nga gjaku në mushkëritë tuaja.

 

Uji

 

Pirja e ujit mban mishërat e dhëmbëve të hidratuar dhe është mënyra më e mirë për të stimuluar pështymën – gjëja më e mirë e trupit tuaj për mbrojtje kundër bakterieve që shkaktojnë dëmtime të dhëmbëve. Shpërlaje gojën me ujë gjithashtu, sepse ndihmon që grimcat e ushqimit të largohen nga dhëmbët – të cilat shkaktojnë erë të keqe.Provoni këtë: Pini gjashtë deri në 8 gota ujë në ditë, për të mbajtur mishërat e dhëmbëve tuaj të hidratuar dhe për të stimuluar pështymën.

Kthehu mbrapa

Shto koment