Tipi estrogjen i femrës

28.03.2014 (komentet: 0)

Femrat e tipit estrogjen janë shumë femërore, kanë bel të hollë, zakonisht gjinj të mëdhenj, vithe të rrumbullakëta dhe kofshë të plota.

Tipi estrogjen i femrësDeri në moshën e shtyrë i zbukuron floku i shpeshtë dhe i fortë, pastaj lëkura e butë ngjyrë trëndafili. Pikërisht për shkak të këtyre karakteristikave perfekt përshtaten në kriteret e meshkujve si femra joshëse. Në lëkurën, e cila më së sheshti është shumë e butë, lehtë grumbullohet uji, andaj për këtë shkak janë shumë e prira që t’u shfaqet celuliti në vithe dhe në kofshë. Ndonëse shpesh diçka më ulët apo me lartësi mesatare, femrat e tipit estrogjen kanë eshtra të forta, andaj edhe kanë gjasa më të vogla që do të sëmuren nga osteoporoza.

Këtij tipi të femrës i përkasin pothuajse 50 për qind e femrave, transmeton Telegrafi.

Psika: Për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, këto femra janë të kujdesshme, të përshtatshme, të afta për punë ekipore por janë edhe të lidhura për shtëpi. Mbizotërimi i estrogjenit, posaçërisht në moshën e hershme, mund të shkaktojë vështirësi tipike psikike të sindromës paramenstruale si p.sh. acarime, ndryshim humori dhe sulme të urisë. Hormonet atëherë bëhen “vrasës” të rrezikshëm të linjës së hollë të trupit.

Si të mbeteni me shtat të hollë: këtij tipi hormonal i përshtatet ushqimi i payndyrshëm me hidrokarbure nga drithërat dhe me sasi të vogël të albuminave dhe yndyrës. Kur femrat te të cilat mbizotëron estrogjeni fitojnë ndonjë kilogram më tepër në peshë, për shkak të shtrirjes tipike të shtresave yndyrore në trup, nuk do t’ua rrezikojë shëndetin.

Se si do ta mbanit linjën e hollë të trupit, ekspertët rekomandojnë dietë, praktikim të jogës për balancimin e hormoneve, ushtrime për zhvillimin e muskujve, periudha të rregullta relaksimi, ushtrime për pjesët problematike të trupit si. p.sh. të këmbëve dhe të vitheve, pastaj ushtrime të matura të qëndrueshmërisë të cilat nuk do t’i ngarkojnë nyjat./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment