Sipas një studimi të fundit, orët e zgjatura para televizorit, thuajse çdo natë, janë shenjë e padiskutueshme e palumturisë.
Ngandonjëherë, një ditë e tmerrshme dhe stresuese, thjesht ju bën të
kërkoni një mbrëmje të përhumbur para televizorit, programeve të
ndryshme. Kjo është më se normale, pasi në këtë formë e lini mendjen
tuaj të shkrihet në morinë e informacionit, të cilin me siguri nuk e
regjistroni në mendje, por ju shërben thjesht si përhumbje.
Ndërkaq, shqetësimi juaj duhet të nisë që në momentin që kjo gjë, pra
orët e zgjatura para televizorit, bëhen të shpeshta, thuajse çdo natë.
Që prej vitit 1972, kërkues në universitetin e Çikagos kanë kryer
herë pas here studime për të përcaktuar këtë gjendje, mes njerëzve në
SHBA. Rezultoi se përveç faktorëve si të ardhurat financiare, edukimi,
martesa, një tjetër shenjë që përcaktonte lumturinë dhe të palumturin,
ishte edhe shikueshmëria e televizorit.
Të palumturit shihnin 30% më shumë televizor në javë. E përkthyer në
shifër konkrete, të palumturit shihnin 25 orë në javë televizor,
përkundrejt 19 orëve që shihnin të lumturit.
Njerëzit e palumtur e kanë shumë më të vështirë të zgjidhin çështjet
që i shqetësojnë, jo vetëm në një lidhje sentimentale, por edhe në
lidhjet shoqërore apo raportet në punë. Ata e kanë të pamundur të ndihen
rehat edhe në shoqërinë e miqve të tyre, apo të bëjnë shokë të rinj.
Kjo mund të shtojë edhe dozën e palumturisë tek ata.
Shto koment