Sot shënohet Dita Botërore e Veshkës

13.03.2014 (komentet: 0)

Shoqata e Nefrologëve të Kosovës sot do të shënoj Diten Botërore të Veshkës.

Më qëllim të sensibilizimit të popullates për zbulimin e hershem të sëmundjeve të veshkave Shoqata e Nefrologëve të Kosovës së bashku me Kliniken e Nefrologjisë organizojnë disa manifestime. 


Më këtë rast sot në sheshin \"Zahir Pajaziti\" do të hapet një tendë ku qytetarëve do t\'u matet tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit në gjak. 

Gjithashtu do të zhvillohet një kuiz diturie për veshkat. Në shesh do të ekspozohen disa vizatime nga ana e fëmijëve të shkollës \"Ismail Qemali\".

Shoqata ka përgaditur edhe shumë fletëpalosje për qytetarë për njoftimin e tyre së si ti mbrojmë veshkat.

Po sot në sallen e telemjekesisë pranë QKUK, do mbahet një tubim me disa ligjerata si dhe me ligjerues nga Kosova dhe Turqia.

Kthehu mbrapa

Shto koment