Skandaloze: Gjinekologët maqedonas tallen me gratë shqiptare

13.01.2015 (komentet: 0)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Një gjinekolog amë maqedonas nga Shkupi kishte refuzuar një grua shqiptare nga periferia për t’a anëtarësuar si paciente dhe nuk e kishte kontrolluar. 


Gruaja pasi  priste fëmijën e tretë dhe duhej patjetër të anëtarësohej në ndonjë mjekë amë për shkak të përcjelljes së shtatëzanisë, nuk u mirëprit nga mjeku. 

Mirëpo mjeku maqedonas me ironi ju kishte përgjigjur me shprehjen citoj: ”Nuk ka vend për Ju të gjitha janë të zënta. Gratë shqiptare din vetëm të lindin, por assesi të lindin dhe të shkollojnë një gjinekolog. Ju vetëm dini të harxhoni para nëpër dasma dhe në fund n’a lusni neve për ndihmë”-citohet të ketë thënë mjeku, merr vesh jozyrtarisht portali “Zhurnal”.

Ndërkohë, grat shqiptare në vendin tonë e kanë hallë të madh ku të shkojnë në gjinekolog amë gjatë shtatëzanisë. Në Maqedoni nuk ke më shumë se 10 gra shqiptare gjinekologe.

Komuna e Haraçinës, Sarajit dhe Studeniçanit të Shkupit ku jetojnë më shumë se 30 mijë gra e kanë problemin e madh se nuk kanë asnjë gjinekologe shqiptare. Këta gra të mjera shqiptare, prej të cilave shumica nuk e njohin gjuhën maqedonase antarësohen tek mjekët burra maqedonas gjinekolog dhe nëse gjenden vende të lira edhe tek gjinekologet maqedonase.

Jo vetëm Shkupi,por edhe shumë komuna të rajonit të Tetovës, si Zhelina, Bogovinja, pastaj komuna e Likovës së Kumanovës dhe komuna tjera në Gostivar dhe Kërçovë nuk kanë gjinekologe grua shqiptare.

Sipas Ligjit çdo vajze mbi moshën 12 vjeçe duhet ta vizitoj gjinekologun për shkak të sëmundjeve të ndryshme, e jo vetëm gjatë shtatëzanisë.

Gratë dhe vajzat janë më të rrezikuara nga kanceri në qafën e mitrës.

Edhe pse statistikat flasin se shqiptarët kanë natalitetin më të lartë në shtet është absurde që populli shqiptar të mos bëjë plane për të investuar tek femrat shqiptare që një ditë ata të studiojnë dhe specializojnë gjinekologjinë.

© ZHURNAL.mk

Kthehu mbrapa

Shto koment