Si të mbroheni nga alergjia e pranverës

07.05.2014 (komentet: 0)

Stina e pranverës së bashku me bukurinë e saj vjen edhe me një sërë alergjish sidomos nga polenat e luleve.

Si të mbroheni nga alergjia e pranverës

Nga institutet e kujdesit të shëndetit në SHBA, vijnë një sërë këshillash për t'u mbrojtur nga pasojat e këtyre alergjive.

* Nënshtrojuni testimit për alergji
* Nisni trajtimin me medikamente para se t’ju shfaqen simptomat e para
* Nëse ju shfaqet alergjia, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë
* Bëni sa më shpesh dush dhe lahuni shpesh me shampom trupin dhe flokët tuaj
* Në shtëpi dhe në veturë, mbani dritaret të mbyllura dhe përdorni ajrin e kondicionuar
* Vini kapele të gjerë
* Vini syze dielli të errëta, që mos të keni kontakt me polenin dhe mykun
* Shmangni tharjen e rrobave në kohën kur jashtë ka shumë polene
* Bëni ushtrime gjimnastikore

Kthehu mbrapa

Shto koment