Sa të dobishme janë fushatat pro-vaksinimit të fëmijëve?

05.03.2014 (komentet: 0)

Prindërit që nuk preferojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre përbëjnë një problem të madh për shëndetin. Kërkuesit intervistuan grupe prindërish që ishin kundër vaksinimit dhe u përpoqën t’u ndryshonin mendjen. Mirëpo këto përpjekje ishin të pasuksesshme.

Grupi përbëhej nga 1700 prindër nga Shtetet e Bashkuara, të cilët u ndanë në pesë grupe. Katër grupeve iu paraqitën mesazhe për vaksinat dhe përfitimet që vinin prej tyre, ndërsa grupit të pestë nuk i dha asnjë mesazh. Rezultatet e publikuara në revistën “Pediatrics” treguan se prindërit që ishin kundër vaksinimit nuk u bindën nga kjo fushatë.

"Komunikimet për shëndetin publik për vaksinat mund të mos jenë efektive,” përfundon studimi.

Një nga kërkuesit e shpjegon këtë në lidhje me faktin se “Njerëzit janë më të prirur të mbrojnë mendimet dhe besimet e tyre.”

Në të njëjtën kohë, një grup tjetër kërkuesish thonë se prindërit që i kuptojnë të mirat jetësore të vaksinimit janë duke bërë një punë të shkëlqyer duke parandaluar sëmundjet dhe vdekjet.

Një studim tjetër gjeti se 20 milionë raste sëmundjesh ishin parandaluar në vitet 2005-2009 falë programeve për imunizimin e fëmijëve, duke kursyer 42 milionë vdekje dhe biliona dollarë kosto mjekësore dhe sociale.

\L.Shkodra\

Kthehu mbrapa

Shto koment