Qka duhet te dini per kalorit.

01.03.2014 (komentet: 0)

Kaloritë janë njësi e matjes për energjinë të cilën organizmi e merr nga ushqimet. 1.800 deri 2.000 kalori i plotësojnë nevojat ditore të femrës së rritur, e cila lëviz mesatarisht dhe e cila nuk duhet të humbë peshë trupore.

Çka duhet të dini për kaloritë?

Një gram i albuminave dhe një gram i karbohidrateve i kanë nga 4 kalori. Dallimi është se karbohidratet janë burim momental i energjisë, ndërsa albuminat shërbejnë për krijimin e indeve. Pijet përmbajnë (400 për 1 litër) dhe nuk japin kurrfarë materie ushqyese. Pos kësaj, pijet energjikeshkaktojnë ngritjen e tensionit të gjakut, gjë që paraqet rrezik për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet vaskulare të gjakut. Edhe pijet e gazuara përmbajnë thartinë e cila çrregullon vlerën pH në gavrën e gojës dhe e dëmton zmaltin e dhëmbëve. Në vend të kësaj, pini mjaft ujë mineral. Kështu kontrollohet apetiti dhe nxirren jashtë materiet e dëmshme nga organizmi.

Trupi i njeriut përmban 65% ujë. Uji bart materie të nevojshme për qelizat dhe i mundëson trupit që nëpërmjet urinës dhe djersitjes të nxjerrë jashtë materiet e dëmshme. Organizmit i nevojiten 2,5 litra lëngje. Atyre që bëjnë ushtrime u nevojitet më shumë ujë: 500 ml çdo 30 minuta gjatë ushtrimit.

Të gjitha racionet duhet marrë me rregull, këshillon Telegrafi. Nuk duhet të kalohen racionet sepse shkaktohet ngadalësimi i metabolizmit, ndërkaq nuk humbni peshë. Personat të cilët nuk e hanë kafjallin, gjatë ditës konsumojnë më shumë kalori, në krahasim me personat të cilët i hanë tri racionet. Është me rëndësi që të hani ngadalë. Në të kundërtën, do të fusni më shumë ushqim në organizëm para se stomaku t’i dërgojë sinjal trurit se jeni ngopur. Pas racionit mund të pini kafe në vend të një gote alkooli. Kafja nxit këmbimin e materieve dhe tret yndyrën, ndërsa alkooli bllokon tretjen e yndyrës.

Konsumoni perime! Perimet janë të pasura me vitamina, minerale, kripëra dhe ujë. Prandaj, mund të hani në sasi të mëdha, pa rrezikuar linjën e trupit.

Sasia e kalorive në perime

               100g                   Kaloritë

  1. • Karota                      35
  2. • Spinaqi                     31
  3. • Lulelakër                  25
  4. • Speci                        22
  5. • Selino                       20
  6. • Lakra e gjelbër         20
  7. • Sallata e gjelbër       19
  8. • Lakra                        19
  9. • Panxhari                   18
  10. • Domatja                    17
  11. • Trangujt                    14
  12. • Rrepka                      11

Porsi perimet, edhe pemët janë të pasura me ujë dhe kanë pak kalori. Megjithatë, mos e teproni me pemë të thara, sepse përmbajnë mjaft yndyrë. Banane nuk duhet të hani në sasi të mëdha, sepse përmban amidon.

Sasia e kalorive në pemë

               100g              Kaloritë

  1. • Avokado             231
  2. • Rrushi                  69
  3. • Banania                65
  4. • Ananasi                40
  5. • Dardha                 35
  6. • Mjedra                  34
  7. • Ftoi                       31
  8. • Shalqiri                 30
  9. • Dredhëza             27
  10. • Boronica              25
  11. • Pjeshka               25

Sa kalori kanë ushqimet tuaja të preferuara!

              100g                 Kaloritë

  1. • Lajthitë                 380
  2. • Bademi                565
  3. • Biskota plazmë   437
  4. • Biskota                397
  5. • Karamelet           386
  6. • Kokoshka            376
  7. • Pasta                   282
  8. • Torta                    252
  9. • Mish derri             291
  10. • Mish lope             252
  11. • Mish viçi              180
  12. • Mish zogu           145
  13. • Salmoni               217
  14. • Trofta                   195
  15. • Krapi                    127
  16. • Kallamari               77
  17. • Merluci                   71
  18.  

 

Përgaditi:Leonard Shkodra

Kthehu mbrapa

Shto koment