Pilula që ngadalëson plakjen

03.03.2014 (komentet: 0)

Një studim i ri befasues mund të ketë gjetur çelësin e jetëgjatësisë dhe shëndetit. Kërkuesit amerikanë kanë zbuluar një proteinë të quajtur SIRT1, e cila zgjati jetën e minjve dhe vonoi fillimin e problemeve shëndetësore të lidhura me plakjen e tyre. Po ashtu, ajo përmirësoi shëndetin e përgjithshëm, uli nivelin e kolesterolit dhe luftoi diabetin.

Pilula që ngadalëson plakjenKërkuesit shpresojnë se studimi mund të ngadalësojë procesin e plakjes tek të moshuarit. Edhe pse studimi është bërë me minj, kërkuesit thonë se ai mund të vlejë edhe për njerëzit. Kërkuesit e Institutit Kombëtar të Plakjes dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit testuan efektet e molekulës së vogël që aktivizon SIRT1 - SIRT1720 - në shëndetin dhe jetëgjatësinë e minjve.
“Ne po tregojmë për herë të parë se sinteza e aktivizuesit SIRT1 zgjat jetën dhe përmirëson jetëgjatësinë e minjve të ushqyer me një dietë standarde,” thotë kërkuesi Dr. De Cabo. “Kjo ilustron se ne mund të zhvillojmë molekula që përmirësojnë gjendjen e shkaktuar nga sëmundjet metabolike dhe kronike të lidhura me plakjen.”

Kërkuesit kanë gjetur se SRT1720 e ka zgjatur jetën e minjve me 8.8 përqind. Suplementi redukton peshën trupore dhe përqindjen dhjamore dhe përmirëson funksionimin e muskujve dhe koordinimin motor gjatë jetës së kafshëve. Kërkuesit gjetën se suplementi SRT1720 shpie në ulje të kolesterolit total, duke përmirësuar mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës dhe në
përmirësime në ndjeshmërinë ndaj insulinës, që mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit.
SIRT1 dhe proteina SIRT2 njihen për rolin e tyre të rëndësishëm në metabolizmin e një sërë specieve. Ato përfshihen në riparimin e ADN-së dhe rregullimin e gjeneve dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se studimi është ende në faza të hershme dhe nuk është testuar ende në njerëz.

Pregaditi:Leonard Shkodra

Kthehu mbrapa

Shto koment