Pajisja kompjuterike që do të lehtësojë punën e trurit njerëzor

05.03.2014 (komentet: 0)

Një pajisje koke po zhvillohet nga shkencëtarët e Universitetit Tufts, i cili mund të ndihmojë komunikimin midis trurit njerëzor dhe kompjuterëve.

Teknologjia e re, e krijuar në Laboratorin e Ndërveprimit mes Njerëzve dhe Kompjuterave të këtij universiteti do të jetë i aftë të skanojë aktivitetin e trurit të njerëzve, duke përcaktuar nëse një person është i aftë për ta bërë një punë, nëse është i lodhur apo i bezdisur me atë që është duke bërë. Kjo teknologji mund t’i ndihmojë njerëzit të performojnë më mirë një numër detyrash, duke filluar nga proceset më të thjeshta si rekomandimi i filmave bazuar në reagimin individual, deri te punët e rëndësishme si kontrolli i trafikut ajror.

Kjo pajisje koke e realizon këtë duke përdorur teknologjinë e quajtur spektroskopia funksionale infrared (fNIRS), e cila skanon sasinë e dritës së përthithur nga truri. Ajo nuk lexon mendimet, por meqë sasia e dritës së përthithur nga truri lidhet me fuqinë e përdorur prej tij, pajisja mund të dallojë nivelet e lodhjes në mënyrë efektive.

Nëse ajo do të rezultojë e suksesshme, do bëhen përpjekje për ta instaluar në produkte si syzet Google, duke hapur shtigje të reja të komunikimit midis njerëzve dhe kompjuterëve.

\L.Shkodra\

Kthehu mbrapa

Shto koment