Ndërtohet panreasi artificial

01.03.2014 (komentet: 0)

Shkencëtarët francezë kanë ardhur deri te një zbulim epik. Ata kanë ndërtuar pankreasin artificial, i cili është në gjendje që të prodhojë insulinë, ndërsa do t’ju shërbente në masë të madhe njerëzve që vuajnë nga diabeti.

Ndërtohet pankreasi artificial

Siç transmetojnë mediat franceze, shkencëtarët kanë shpenzuar 20 vite për të gjetur zgjidhjen. Për këtë hulumtim janë angazhuar shumë institute dhe ekspertë nga Franca, ndërsa mes tyre edhe Qendra evropiane për studime të diabetit. Zhvillimi i pankreasit artificial do të ndihmojë në mjekimin e diabetit tip 1.

‘Pankreasi’ në fjalë vendoset në barkun e personit të sëmurë, ndërsa në brendësi përmban qeliza që mund të prodhojnë insulinën.

Qëllimi është që pacientët të mos kenë nevojë që të marrin injeksione me insulinë, por ta marrin në këtë mënyrë.

Zbulimi akoma po testohet në mënyrë të detajuar në laboratorë, ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura në vitin e ardhshëm.

Pregaditi: Leonard Shkodra

Kthehu mbrapa

Shto koment