Mjekut në QKUK i bie nga dora foshnja e porsalindur

04.03.2015 (komentet: 0)

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), konkretisht në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike, sonte ka ndodhur një ngjarje e rëndë.

Indeksonline mëson se një shtatzënë porsa ka lindur është përballur me tmerr të paparë.

Një mjek derisa e mbante foshnjën e saj, nga moskujdesi dhe neglizhenca  i ka rënë në tokë, thonë burime të Indeksonline.

Nuk dihet nëse foshnja ka mbijetuar apo jo.

Me këtë rast tashmë është duke u marrë policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes. Indeksonline së shpejti ju sjellë detaje tjera.

Kthehu mbrapa

Shto koment