Më shumë se tre vezë në javë, trashen muret e arterieve të zemrës

27.04.2014 (komentet: 0)

Një studim i kohëve të fundit nga kërkues në Universitetin Perëndimor në Kanada kanë zbuluar se sa më shumë vezë të hani, aq më shumë trashen muret e arterieve të zemrës, duke e krahasuar efektin më të keq se pirja e duhanit.

Më shumë se tre vezë në javë, trashen muret e arterieve të zemrësNë studim, zbuluesit matën shtresën karotide të ndërtuar në arteriet e 1231 burrave dhe grave, me moshë mesatare 62 vjeç, të cilët u trajtohen në klinikat shëndetësore kardiovaskulare. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët rreth mënyrës së jetesës duke përfshirë edhe përdorimin e ilaçeve, pirjen e duhanit dhe konsumin e vezëve.

Zbuluesit llogaritën se sa duhan konsumojnë dhe sa vezë hëngrën ata me kalimin e kohës, duke llogaritur më pas rezultatet për një periudhë një vjeçare. Pas moshës 40 vjeçare, mes pjesëmarrësve të cilët hanin vezë më tepër se tre herë në javë, studimi zbuloi se pllakat karotide të arterieve shtoheshin me shpejtësi.

Akumulimi i pllakave arteriale është një faktor kyç për rrezikun në zemër nga infarkti. Ajo trash muret e arterieve dhe ngushton hapësirën nëpër të cilat mund të qarkullojë gjaku, duke e detyruar zemrën të bëjë punë të vështirë. Nëse pllakat bëhen të paqëndrueshme, ato mund të shpërthejnë jashtë dhe bllokojnë qarkullimin e gjakut në tru ose në ose në zemër, duke shkaktuar atak apo infarkt në zemër.

Autorët argumentojnë se zbulimi i tyre shton dyshimet mbi lidhjen midis kolesterolit të lartë dhe sëmundjeve të zemrës. “Tendenca mbizotëruese për të injoruar dietën e kolesterolit, si një faktor rreziku për sëmundjet koronare të zemrës kërkon rivlerësim, duke përfshirë edhe konsumin e kolesterolit nga vezët,” shkruan autorët. Udhëzimet rekomandojmë që të rriturit të konsumojnë jo më shumë se 300 mg të kolesterolit në ditë. Një vezë e tërë përmban rreth 180 mg kolesterol, gati dy të tretat e masës të përditshme të rekomanduar.

Autori studim Dr David Spence, një profesor i neurologjisë në Shkollën Schulich të Mjekësisë & Stomatologjisë , tha në një deklaratë se “Tek diabetikët, një vezë në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve koronare nga dy deri në pesë-fish.

Megjithatë, studimi mund të ketë mangësi. Në të vërtetë, është e mundur që njerëzit të cilët kanë ngrënë një sasi të vezëve dhe janë të prirur për të ngrënë ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre, apo kripë janë më të rrezikuar. Studiuesit thonë se studime të mëtejshme janë të nevojshme edhe për mishin. 

Kthehu mbrapa

Shto koment