Kur pasqyra ju zhgënjen, “faji” është i trurit

24.03.2014 (komentet: 0)

Disa njerëz e kanë kompleksin e pamjes fizike dhe shpeshherë janë të destinuar për të kërkuar ndihmë te kirurgu estetik. Por, në fakt ky është një problem që ka lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën e tyre të të menduarit.

Disa psikologë, të drejtuar nga Jamie Feusner në “School of Medicine” të Los Angeles, kanë zbuluar se truri përpunon imazhin e fytyrës, duke e kaluar në qendrat e shikimit të cilat janë të lidhura me patologjinë, çka do të thotë se vuajnë nga një sëmundje psikike e quajtur dismorfofobi.

Studimi i publikuar në “Archives of General Psychiatry” thekson se njerëzit e prekur nga ky çrregullim janë në masën 1-2 për qind, ndërsa 1 në 4 prej tyre tenton vetëvrasjen.

Zbulimi hedh dritë në gjenezën e këtij shqetësimi, edhe pse ngelet ende për t’u kuptuar nëse është i lindur apo fitohet me kohën

Kthehu mbrapa

Shto koment