Kujdesi i dhëmbëve te bebet
18.05.2014 (komentet: 0)
Pas muajit të gjashtë te foshnjat fillon të dalë dhëmbi i parë në gojë. Foshnjat mund të jenë të parehatshme gjatë daljes së dhëmbëve. Gomat pastruese të dhëmbëve, të cilat fillimisht janë ftohur në frigorifer, mund të ndihmojnë.
Foshnjat shpesh pëlqejnë të kafshojnë ndonjë copëz molle apo gjë
tjetër, por ajo mund t’u shkaktojë dhimbje. Kërkoni nga farmacisti juaj
t’ju preferojë ndonjë xhel për mishin e dhëmbëve që ua lehtëson
foshnjave mundimin që shkakton dalje e dhëmbëve. Mbani mend, nëse një
foshnjë nuk duket mirë për më shumë se një ditë, kjo mund të mos jetë si
rezultat i problemit të daljes së dhëmbëve, andaj konsultohuni me
mjekun tuaj.
Si t’i mbani shëndetshëm dhëmbët e foshnjës tuaj?
Me daljen e dhëmbit të parë, është e rëndësishme të mendoni si t’i mbani
ato të shëndetshëm. Ajo çfarë fillimisht mund të bëni është të filloni
t’i pastroni ata ose me ndonjë pëlhurë të butë ose me ndonjë brushë
dhëmbësh shumë të butë, gjatë kohës së larjes.
Kur ju i pastroni dhëmbët e foshnjës, mbani mend ta çoni buzën e bebes dhe të siguroheni që dhëmbi pastrohet deri në mishin e vet. Kontrolloni për ndonjë shenjë ose tërheqje. Nëse vëreni ndonjë ndryshim, kërkoni nga dentisti i çerdhes (nëse e keni foshnjën në ndonjë çerdhe) ose nga dentisti familjar të shikojë për ndonjë problem.
A mund të përdorni pasta fluroi për foshnjën tuaj?
Ju mund të përdorni pasta fluroni për të ndihmuar dhëmbët të bëhen të
fortë. Zgjidhni pasta me shije jo të rëndë. Rekomandohet që pastat me
fluor të përdoren rregullisht edhe te foshnjat për të maksimizuar
efektet e fluorit.
Çfarë e shkakton prishjen e dhëmbëve?
Kur foshnja han ushqim të pasur me sheqer, bakteret në gojë shtohen dhe
krijojnë një acid që tret dhëmbët dhe krijon vrima. Rreziku kryesor për
prishjen e dhëmbëve është pirja e shpeshtë dhe ngrënia e ushqimit që
përmban sheqer. Andaj, mos e lejoni fëmijën tuaj të ecë vërdallë ose të
flejë me shishe ose me gotë të lëngut, pije të ngrohtë, ose pije të
tjera të ëmbla. Nëse duhet të përdorni patjetër shishe për ta qetësuar
foshnjën, sigurohuni që të ketë vetëm ujë në të.
A janë të rrezikuar fëmijët juaj nëse ju keni dhëmbë të prishur?
Nëse ju keni prishje të dhëmbëve, duhet të siguroheni që ato të
rregullohen te dentisti, pasi prishja është e ngjitshme (mund të
përcillet). Ju mund t’ia jepni bakteret foshnjës tuaj. Mbani mend të mos
ndani lugë, gota ose ushqime me foshnjën, për të shmangur përcjelljen e
baktereve tuaja. Dentisti juaj mund t’ju këshillojë edhe mënyra tjera
për ta pakësuar rrezikun për foshnjën tuaj.
Kur duhet ta dërgoni foshnjën te mjeku i dhëmbëve?
Ideale do të ishte sikur deri në moshën njëvjeçare foshnja të ketë bërë
një vizitë te stomatologu. Mjeku i dhëmbëve nuk do të ndërhyjë në
dhëmbët e foshnjës tuaj, por vetëm do t’i kontrollojë ato për të parë
problemet e zhvillimit dhe mund t’ju japë juve këshilla të mira se si
t’i mbani dhëmbët e foshnjës tuaj të shëndetshme.
Shto koment