KONGRESI X I PNEUMOLOGJISË SHQIPTARO - KOSOVARE.

13.10.2018 (komentet: 0)

 

     Më 5 – 6 tetor 2018, në qytetin e Pejes në Kosovë, zhvilloi punimet Kongresi X i Pneumologjisë, aktivitet shkencor i përbashkët i Shoqatëstë Pneumologëve të Shqipërisë dhe i Shoqatëstë Pneumologëve të Kosovës.

 

 

Lutfi ALIA

 

Në nje atmosferë të ndriçuara nga dielli vjeshtor,tëfreskuara nga flladi i Grykës së Rugovës dhepuhiza e butë e mëngjezit që zbret nga Bjeshkëte Namuna, e përkedhelur nga simfonia gurgulluese e Drinit të Bardhe, Pejapatriote, e bukur dhe mikëpritese,mblodhi në kuvend shkencor specialistët e sëmundjeve të mushkërive të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ky ishte takimi i dhjetë i rradhës, i programuar dhe i organizuar nga dy shoqatat e pneumologjisë të vendeve tona; takim ku u referuan tema të shumta shkencore, u prezantuan rezultate kerkimesh shkencore, u kuvendua për shkëmbim eksperience dhe zgjedhjen e rrugëve të reja për parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe kurimin e sëmundjeve të mushkërive, që ende përbejnë një problem shqetësues mjekësor dhe social.

Kjo traditë e bukur e organizimit të aktiviteteve shkencore shqiptaro – kosovare, ështe pasqyrim konkret i ritmeve të shpejta dhe i niveleve të larta të zhvillimit të mjekësisë në dy vendet tona,progres ky që e ka revizionuar dhe zgjeruar fushën e veprimit dhe mënyrën e ndërhyrjes të mjekut.Duke e konkretizuar domoz-doshmëri kooperimin brenda specialitetitdhe atënderdisiplinor, krahas aspekteve specialistike mjekësore, mjeku sot studion dhe ndikimi e kushteve mjedisore, stilin e jetës, gjëndjen sociale të pacientit, respektmin dhe garantimin e të drejtave themelore për mirëqenie shëndetësore të popullatës.

     Këto aspekte organizative dhe profesionale të shërbimeve të pneumologjisë shqiptare dhe kosovare, nuk mund të kuptohen pa zhvillimin e kërkimeve shkencore, sepse mjekësia nuk është thjeshtë profesion, por është shkencë, është art, është kulturë dhe mision sublim humanitar, e dedikuar intensivisht në shërimin e jetës të lënduar nga sëmundjet.

Franz Ribeko ka thënë: “Shkenca nuk ështe prona e askujt, ajo i përket të gjithëve”, andaj përvoja profe-sionale dhe shkencore shqiptaro-kosovare, nuk është kufizuar brenda mureve të spitaleve, dispanserive, ambu-latoreve dhe klinikave të pneumologjisë, por është përgjithësuar nëpërmjet bashkpunimit profesional dheme aktivitetet shkencore, në veçanti me dhjetë kongreset, e organizuara ne vazhdimesi e me nivel bashkëkohor.   

Në këto dy dekada të fillimi të mijevjeçarit të tretë, pneumologët shqiptare dhe kosovare, kanë realizuar studime shkencore rreth sëmundjeve tëmushkerive, duke kontribuar ne zgjidhjen e shume prejproblemeve themelore në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor, dytësor dhe tretësor, duke u impenjuar në parandalimin, diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, kurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës të pacienteve, që vuajne nga sëmundjet bronkopulmonare.

     Ndër institucionet shëndetësore të kujdesit shendetesordhe mjekësor, që krahas veprimtarive intensive diagnostike, kurative dhe reabilituese, janë shquar ne veprimtaritë shkencore, janë Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” i Tiranësdhe klinika e pneumologjise e Qendres Klinike Spitalore te Prishtines. Këto dy qendra kanë kontribuar në rritjen e nivelit profesional dhe shkencor të mjekeve pneumologë, duke ndikur në perfeksionimin e cilësisë të shërbimeve mjekësore në mbrojtjen dhe shërimin e jetës të sëmurëve në Shqipëri dhe në Kosovë.

     Nëkongresin X të Pneumologjisë shqiptaro-kosovare, morën pjesë rreth 200 mjekë pneumologë, kirurgë torakal, specialista të anestezi-reanimacionit, të imazherisë, te laboratoreve biokimikë, si dhe mjekë familje.

Gjatë dy ditëve u prezantuan 30 punime shkencore, përgjithesisht të realizuara me ekipe studiuesish.

Kjo pjesmarrje konsistente dhe numëri i referimeve shkencore, dëshmon se pneumologët shqiptarë dhe kosovare, i kanë kapercyer barrierat e kooperimit profesional dhe janë në nivele të prezantojnë studime të mirfillta shkencore, ashtu si masivisht mjekët tanë janë ne gjendje të lexojnë e të kuptojnë punimet shkencore, njëlloj si i lexojnë dhe si i kuptojnë gazetat dhe romanet.

     Kongreset shkencore nuk janë publicitet aktiviteti spitalesh, ato janë bilance pune dhe kërkimesh shkencore, janë forume ku përgjithesohen rezultatet dhe sugjerohen rrugët dhe kriteret e aplikimit në praktikën mjekësore të arritjeve tëshkencave mjekësore, duke kontribuar me metoda, teknika dhe kritere mjekimi bashkekohore ne luftimin e sëmundjeve dhe rritjen e mirëqenies shendetesore te popullates.

     Kongresi X i Shoqatave tëPneumologëve të Shqipërisë dhe Kosovës, i zhvilloi punimet në sallën e Madhe

në Hotel “Dukagjini” - Peje.

Ne seancen plenare,Dr. Sh. M Gazmend ZHURI, kryetari i Shoqatës të Pneumologëve të Kosovës, mbajti fjalën e hapjes të punimeve të Kongresit X të pneumologëve shqiptaro-kosovar.

     Në respekt të traditës dhe kulturës shqiptare,pjesmarrësit i pershendetën Prof. Dr. Silva Bala kryetare e Shoqatës të Pneumologëve të Shqiperisë, Prof. Behxhet Osmani dhe Dr. Granit Abdullahu -zv-ministri i Ministrisë së Shendetesise i Republikës së Kosovës.

 

 

 

Sesioni I, me temë “Bronkiti kronik obstruktiv dhe trombembolia pulmonare – diagnoza dhe trajtimi”, u moderua nga Prof. Piersante Sestini, Prof. Silva Bala, Dr. Sh. M. Arian Mezini Dr. Sh. Xhevat Kurhasani.

Ne kete sesioni u prezantuan punime shkencore, që evidencuan problemtikën komplekse tësëmundjeve bronkopulmonare, tënderlikimeve dhe psojave të tyre, si dhe nderhyrjet kurative për rikuperimin funksional të mushkërive të lënduara nga proçeset patologjike.

- Prof Piersante SESTINI, referoi pervojën e klinikës të pneumologjisë të spitalit Universitar të Sienës - Itali, në përdoriminambulatorial të oksigjenoterapisë në të sëmurë me fibrozë pulmonare, e shprehur me zvogëlim të fluksit të ajrit dhe reduktim problematik të shkëmbimit gazor. Prof Sestini theksoi se trajtimi me oksigjeno-terapi ambulatoriale epermireson cilesinë e jeteses te ketyre te semureve, ndryshe nga medikamentet, që kanë efekt me të paket dhe kosto të lartë.

 

 

 

Ne studimin “Morfologjia e vazave linfatike ne fibrozat e mushkerise”, Prof. L. Alia, Prof. Elisabetta Weber dhe Prof. P. Sestini, prezantuan ndikimin e neolimfogenezës ne rimodelimin e dëmtimeve fibrotike pulmonare, duke dhëne një koncept të ri, të mekanizmave morfopatogentike të këtyre sëmundjeve.

Patologjia e mushkërive është tepër komplekse, madje shpesh klinika mbizotërohet nga nderlikimet, qe jane

shkak i invaliditetit të lartë dhe i vdekshmërisë të këtyre të sëmurëve. Kjo problematikë u trajtua nëtre studime:

- Prof Silva Balaprezantoi studimin: “Trajtimi afatgjatë me Rivaroxaban i të semurëve me emboli pulmonare”. Rezultatet e ketij studimi të referuara nga Prof Bala, përkojnë me ato të autoreve të huaj, çka deshmon se trajtimi i të semurëve me emboli pulmonare në kliniken e pneumologjisë të SU-SHN, kryhet me kritere shkencore bashkëkohore.

- DrShM Arian Meziniprezantoi studimin klinik: “Aspekte praktike të përdorimit të antikoagulanteve të rinj në pneumologji”, referim që nxiti interesin e pjesmarrësve, për të përdorur medikamente të reja me rezulttive në trajtimin e problemeve koagulative, krahasuar me antikoagulantët tradicional.

Neoplazitë e mushkërive janë proekupante për shpeshtësine, sjelljen e egër klinike, per nderlikimet e shumta që krijojnë dhe për vdekshmerinë e lartë, e vlen të theksohet se janë në vendin e parë si shkak i vdekjeve në pergjithësi në vendet perëndimore. Jo rrallë, të sëmurët me neoplazi të mushkërive prezantohen me shenjat e trombembolisë. Kjo problematikë u trajtua në studimin e realizuar nga grupi klinicistave:

- Dhimitraq Argjiri, Silva Bala, Loreta Agolli, Arjan Mezini, Viola Selmani, Vasil Miha, Ornela Nuredini, te

cilet u prezantuan me referatin: “Karakteristikat dhe rezultatet klinike të trombembolisë pulmonare, në pacienta

me kancer pulmonar”.

     Sëmundjet e mushkërive, sidomos ato me ecuri kronike, me invalidizim dhe me prognozë të pafavoreshme, krahas problemeve somatike, me veshtirësi në trajtim, krijojnë te i sëmuri edhe shqetësime të forta emotive, psikologjike dhe psiqike. Këto aspekte të nderlikuara jane studiuar nga grupi i klinicitëve të SU-SHN Tiranë.

- Juli Gjerazi, Irma Bani, Jolanda Daka, Silva Bala, Jul Bushati, Perlat Kapisyzi, referuan përvojën e tyre klinike mestudimin: “Ankthi dhe depresioni në të semurët me SPOK”.

Autorët referuan se ankthin e kanë diagnostikuar në 56, 9 % të rasteve dhe depresionin në 45, 1 % të rasteve. Shfaqia e ankthit dhe e depresionit ndikohet nga graviteti i sëmundjes të mushkerive, andaj këto shqetësime rastisen shpesh ne pacienta me SPOK, por ndodh që jo rrallë, keto shenja nënvlehtësohen, nuk diagnostikohen dhe nuk kurohen, per pasojë shtohen vuajtjet e të semurit, madje i implikon dhe familjarët.

 

 

 

Sesioni IIme temë “Kanceri bronkopulmonar, diagnostikimi dhe trajtimi”,u moderua nga Prof. Behxhet Osmani, Prof. Fatmir Çaushi, Dr.Sh.M Gazmend Zhuri.

Për vetë problematikën komplekse që përmbajnë neoplazite, ky sesion ngjalli interes ndër pjemarrësit.

Pellumb Hysko dhe Emira Hysa prezantun studimin: “Diagnoza dhe stadifikimi i kancerit te mushkerive”.

Si ka theksuar Claude Lévi-Strauss, “Shkenctari nuk eshte ai qe jep vetëm pergjigjie, por ai qe shtron mundesine te behen pyetje rreth problemit qëka studiuar”, andaj dhe koleget pjesmarres i drejtuan pyetje referuesve, te cilet dhanë pergjigjie duke e pergjithesur pervojen e tyre ne diagnostikimin e ketyre semundjeve. 

Alma Teferiçi, Ilir Peposhi, Eritjan Tashi, Esmeralda Nushi, Olti Sina, Alma Cani, Eljana Shima, Fahri Kokiçi, Aldion Bame, Daniela Xhemalaj, Alma Andoni, Perlat Kapisyzi, u prezantuan ne kongres me studimin “Efikasiteti dhe siguria e kriobiopsisë në diagnozën dhe trajtimin e masave endotrakeale dhe endobronkiale”.

Kooperimi nderdisiplinor eshte faktor i rendesishem ne diagnozen e sakte dhe trajtimin me efikasitet të

sëmundjeve neoplazike, pikërisht nga ky referim, krahas aftesive dhe rëndesisë në marrjen e materialeve me teknikën e kriobiopsisë, rol vendimtar ka diagnoza e saktë karcinoidit e konfirmuar nga anatompatologët.

     Në vazhdim të problematikës në diagnozën e neoplazive të mushkërive, interes paraqiti studimi i prezantuar nga grupi i klinicisteve dhe bronkologëve.

 

 

 

Eritjan Tashi, Esmeralda Nushi, Ilir Peposhi, Alma Teferiçi, Olti Sina, Emira Hysa, Pellumb Hysko, Vasil Miha dhe Perlat Kapisyzi, referuan eksperiencën e tyre me refertin: “EBUS – TBNA dhe EBUS – FNA në diagnozën e lezioneve intrapulmonare”.

Perdorimi i sondave me ultratinguj transbronkiale dhe ezofageale dhe aspirimi i materialeve neoplazike te zhvilluara në brendësi të mushkërive dhe në nyjet limfatike hilare dhe në mediastin, janë teknika me efektivitet në diagnozën e shpejtë të tipit të neoplazisë, që favorizojnë ndërhyrjen në kohën e duhur, por dhe në shkurtimin e ditëqendrimit në spital të sëmurëve, uljen e kostos etj. Inkurajuese jane rezultatet e arritura në diagnostikimin e shpejtë dhe pa nderlikime të rasteve, që prezantuan autorët e këtij studimi.

     Sëmundja duhet identifikuar.Kur ështe rast i vetëm përbën një problem mjekësor dhe studimi i saj hap një dritare për të zgjidhur mistere të tjera, që fshihen prapa një semundje të rrallë, shpesh pasojë e nje difekti genik. Në mjekësi nje rast i vetëm dhe shumë raste me te njejten semundje kanë vlera të njejta, pasi të shpetosh dhe një jetë njeriu është kontribut humanitar me të njejten rëndesi si te shpetosh shume të sëmurë.

Në revista mjekësore shpesh botohen studime për semundje te diagnostikuarane nje person (Case report), ashtu si ne kongrese referohen studime te dedikuara një rasti të vetëm. Edhe në këtë kongres, nuk munguan prezantimet e një rasti, i studiuar me veçoritë dhe ne kompleksitetin vet kliniko-morfologjik.

- Alma Teferiçi, Emira Hysa, Ilir Peposhi, Vasil Miha, Esmeralda Nushi, Eritjan Tashi, Olti Sina, Alma Cani, Eljana Shima, Fahri Kokiçi, Aldion Bame, Daniela Xhemalaj, Alma Andoni dhe Perlat Kapisyzi, prezantuan punimin “Diagnoza dhe trajtimi i hamartomës endobronkiale me cryo-biopsi dhe terapi përmes bronkoskopit fleksibël”. 

- Fatmir Çaushi, referoi studimin “Trajtimi kirurgjikal i kancerit te mushkerive”. Pasi komenton përparesit dhe vlerat aplikative në klinike të sistemit TNM, autori sugjeron rëndësinë e diagnostikimit në fazat e herëshme të kancereve të mushkerive, çka ndihmon në ndërhyrjen kirurgjikale në kohen e duhur.

- Julia Gjerazi, Jul Bushati, Irma Tashi, me referimin “Pneumologët dhe kanceri i mushkërive”, treguan rolin

e pneumologut ne menaxhimin e kancerit pulmonar, stadizimin, vleresimin e rezerves respiratore, individuali-zimin e nderlikimeve dhe ne trajtimin e te semurit.

Ne sesionin III, “Tubekulozi i mushkërive”,i moderuar nga Prof. Hasan Hafizi, Prof. Gjyle Mulliqi, Dr. Majlinda Gjoçaj dhe Dr. Nisret Hajrullahu, u prezantuan studime me nivel dhe interesa të gjera shkencore.

Tuberkulozi, i njohur dhe me emrat ftiza, poriformalikoza,“veremi” dhe me inicialet TBC, ështësëmundje infektive, që ka ekzistuar nga zanafilla e historisë së njerëzimit dhe vazhdon të mbetet problem për t’u zgjidhur. TBC shkaktohet nga disa shtame mykobakteriesh, sidomos nga Mykobakteri i tuberkulozit (bacili iKoch), që

ështëtepër infektues me rrugë ajrore, andaj dhe tuberkulozi i mushkërive ështësëmundjee shpeshtë.

Deri në gjysmën e parë të shekullit XX, në vendet perendimore dhe vendet tona, tuberkulozi ishte sëmundje e shpeshtë, e rëndë, invalidizuese dhe me vdekshmëri të lartë. Aktualisht incidenca e TBC varjon nga 365 raste për 100 000 banorë në vendet e Afrikës, në 41 raste në Amerikë.

          Në vitin 2017, në Shqipëri incidenca e TBC ishte 16 raste/100 000 banorë, në Kosove mbetet ende e larte.

Problematika komplekse epidemiologjike, kliniko-diagnostike, kurative dhe morfologjike e TBC, vazhdon të preokupoi shendetësinë shqiptare dhe kosovare, andaj me të drejtë komiteti organizues dhe ai shkencor i Kongresit X të Pneumologjisë, i dedikoi një sesion me vehte, ku u prezantun punime, u zhvilluan diskutime dhe u shkëmbye eksperienca në luftën kundër kësaj sëmundje problematike.

Donika Bardhi, Perlat Kapisyzi, Donika Mema, Silva Tafaj, Silva Bala dhe Hasan Hafizi, prezantuan një studim me shumë interesa për shëndetësinë shqiptare: “Epidemiologjia e tuberkulozit në Shqipëri në vitin 2017”. Si theksuan autorët, ndonëse incidenca e TBC në Shqipëri është e qëndrueshme në vlera të ulta, mbetet problem rastisja e lartë në emigrantët e rikthyer dhe bashkëshoqërimi me të sëmurë me HIV/AIDS.

     Autorët theksuan se kjo situatë epidemiologjike e TBC në Shqipëri, dikton domozdoshmërinë të mos ulet

vigjilenca ndaj kësaj sëmundjeje, perkundrazi të intensifikohet lufta në të gjitha frontet, për parandalimin, vaksinimin, diagnozën e herëshme, individualizimin e tipit të mykobakterit dhe mjekimin efektiv.

 

 

 

Behxhet Osmani, Gjyle Mulliqi, Ariana K, Xhevat Kurhasani, Majlinda Gjoçaj, Gazmend Zhuri dhe Rr. Bajrami, prezantuan studimin: “Vlerësimi i GeneXpert MTB/RIF, në diagnostikimin e shpejte te tuberkulozit”.

     Bazuar në prioritetin që ka për diagnozën dhe kontrollin e mjekimit të sëmundjes së tuberkulozit, autorët referuan përvojën e tyre me aplikimin e testit tëGeneXpert MTB/RIF në popullatën e Kosovës. Nga të dhënat e marra, rezulton se kjo metodëështë e shpejtë dhe efikase

Punim i ngjashëm dhe me rëndësi në përgjithësim përvojeështë dhe ai i prezantuar nga grupi i mjekëve:

- Nisret Hajrullahu, Agim Kryeziu, Xhevdet Latifi, Refik Sylaj, Muhamet Abdylatef, Elezi Elezi, të cilët referuan studimin “Aplikimi i testit tëGeneXpert MTB/RIF në rajonin e Gjilanit, ntë vitet 2016 - 2017”. Dhe me këtë studim konfirmohet se testi GeneXpert MTB/RIF është i shpejtë dhe rezultativ, krahasuar me kulturën shpreh sensivitet 97, 5 % dhe specifitet 97, 6 %, ndërsa baciloscopia direkte ka sensivitet 95 % dhe specifitet 98 %:

Prof. Hasan Hafizi, u prezantua në këtë sesion dhe me studimin “Diagnoza dhe menaxhimi i kollës kronike”.

     Mushkeritë jane organi me i ekspozuar ndaj faktorëve mjedisor. Me aktin respirator inspirohet ajri se bashku me lëndë të ndryshme me efekt irituese, toksike, inflamatore, kancerogene; inspirohen pluhurat e imët në trajtë aeroslolesh atomsferike me PM 2, 5 μ dhe me PM 10 μ, që janë konsideruar “vrasësit” e vegjel me veprim të ngadalshëm në rrugët bronkiale e bronkiolare etj. Këto lëndë provokojnë kollën, por kolla shkaktohet dhe nga një mori e madhe sëmundjesh bronkiale dhe të parenkimës, sidomos nga neoplazitë e shumta, që prekin këtë organ. Këto terrene të lenduara bronkoalveolare provokojnë kollën, sidomos kollën kronike, e cila shfaqet me

prevalencë ne 12 – 15 % të popullatës boterore. Kolla kronike, thekson autori, mund te vazhdoi në shumë vite e të krijoi pasoja fizike dhe psikologjike për të semurët, madje dhe pasoja shoqërore, sidomos kolla e tësëmu-

rëve me tuberkuloz, që behet burim i përhapjes tëinfeksionit tuberkular dhe në persona të tjerë.

     Për diagnozën dhe trajtimin e kollës kronike, ekzistojnë udhërrefyes kombëtar dhe nderkombetar, që autori i prezantoi me katër hallkat kryesore:

1. Identifikimi dhe trajtimi i shkaqeve të dukëshme të kolles kronike.

2. Ekzaminimet për dignozën e astmës, të refluksit gastroezofageal dhe të rhinosinuziteve.

3. Identifikimi në qendra të specializuara i shkaqeve të tjera si apnea nokturne, bronkiti eozinofilik, tonsilitet

    dhe sëmundjet e veshit të jashtëm. Me rëndësi për diagnozën e shkaqeve të kollës kronike janë ekzaminimet

    me TC dhe RMn, që identifikojnë trakeobronkomalacinë, bronkitet kronike dhe sëmundje të tjera bronkiale.

4. Menaxhimi i kollës idiopatike dhe refraktare. Në rreth 40 % te sëmurëve, kolla është përgjigjie e ekzagjeruar

    neuronale, që kerkon trajtimin me medikamente, me veprim bllokuestë receptorëve neuronal periferikë.

- Fahri Hasani, pneumolog në repartin e pneumologjisë të spitalit rajonal të Pejës, u prezantua në kongres me

  referimin “Një rast epidimiti tuberkular”, patologji e rrallë e formës ekstrapulmonare të tuberkulozit.

Sesioni IV, “Referime me tema të lira”, u moderua nga Prof. Alma Cani dhe Dr. Saud Maliqi.

Në këtë sesion u prezantuan tema studimore të larmishme, që e pasuruan spektrin e sëmundjeve bronko-pulmonare, qe u prezantuan gjatë punimeve të kongresit.

Gradica F, Lisha L, Argjiri Dh, Nino H, Cani A, Kokiçi F, Shehu E, Bollano E., referuan studimin: “Trajtimi i kistës hydatidoze dhe fistulave bilo-bronkiale dhe bilo-pleuro-bronkiale, nëpërmjet trakeotomisë dhe qasjes transdiafragmale. Këto ishin raste të trajtuara në periudhën janar 2015 – dhjetor 2017 në Tiranë”.

Shqiptar Demaçi, Beqiri S, Bruqi B, Suad Maliqi, Behluli A, Frederik Çuperjani, Selimi F, Bajrami S., prezantuan studimin e një rasti të nderlikuar stenoze të trakesë, të trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale: “Qasje kirurgjikale në stenozen post-intubuese të trakesë në segmentin cerviko-torakal”.

Selimi F, Shqiptar Demaçi, Suad Maliqi, Behluli A, Kastrati E, Bajrami S, Kolgeci N, Poniku A, Osmani B, Misimi S, Ukshini M., referuan trajtimin e një rasti të rrallë: “Trupi i huaj në traktin respirator dhe depërtimi transtorakal nëpërmjet empyemës necessitans, deri në murin e kraharorit”.

 

 

 

Alma Cani, Fahri Kokiçi, Eljana Shima, Hatibi A, Vyshka A, Ilir Peposhi., prezantuan studimin, si e kanë menaxhuar një të sëmure, rast urgjence me status astmatik të rëndë. Eksperienca që sollën autorët, dëshmoi se dhe në raste të rënda me astma akute, që në praktikën mjekësore shprehen me vdekshmëri të lartë, me ndërhyrje tëshpejtë dhe terapi intensive, nxirren nga gjendja e rëndë, si e konkretizuan me pacienten e tyre.

Jonida Tula, Sofiela Telo, Daniela Xhemalaj, Viola Selmani, prezantuan studimin epidemiologjiko-klinik:

 “Vështrimstatistikor i pacientëve me kancer pulmonar në QSTU gjate vitit 2017 dhe roli i imunoterapisë në stadet e avancuara”.Robert Anson Heinlein ka thënë: “Në se një studim nuk shprehet me numura, nuk është shkencë eshte opinion”, kesisoj dhe ky studim statiskor mori vlera pergjithesuese dhe aplikative klinike.

Gjithashtu ky studim shtron detyrë koperimin ndërdisiplinor, sidomos rolin deçiziv te anatomise patologjike

në konfirmimin e histotipit te neoplazisë malinje, që orienton aplikimin e një terapie antikanceroze të përshtatëshme dhe sidomos të imunoterapisë.

- Loreta Biça, prezantoi studimin: “Trajtimi i kancerit dhe toksiciteti kardiovaskular i medikamenteve anti-

kanceroze”. Dr Biça dha një mesazh të qartë: të semurët në trajtim me antikancerogenë dhe me kemioterapi, duhet të monitorohen për aktivitetin kardiak, pasi disa nga këto ilaçe shkaktojnë disfunksion miokardial dhe insuficiencë të ventrikulit të majtë.

- Daniela Xhemalaj, u prezantua me studimin “Roli i anatomopatologut, në trajtimin modern të kancereve pulmonare”. Statistikat e OBSH referojnë se kanceret e mushkërive janë në vendin e parë per incidencën dhe vdekshmërine. Në vendet e Europes se Bashkuar vdesin çdo ditë 365 të semurë me kancer të mushkërive.Kjo problematikë shqetësuese mjekësore dhe sociale, ka shtruar domozdoshmërinë e diagnozës së hereshme, në stadet fillestare tëneoplazive, në menyrë që të ndërhyhet sa me shpejt, për kurimin dhe shpëtimin e jetës të këtyre të sëmurëve. Në mushkëri zhvillohen mbi 150 histotipe neoplazie, 98 % e rasteve janë neoplazi malinje, me pasoja per shëndetin dhe jetën e të sëmurëve. Me rëndesi për fatin e të sëmurit eshte diagnoza e herëshme dhe e saktë e histotipit, mbi bazen e te ciles vendoset trajtimi: nderhyrje kirurgjikale, mjekimi antikancerogjen, kemioterapia, apo radioterapia. Këtë mision të rëndësishëm e kryen vetëm anatomopatologu, i cili krahas histopatologjisë tradicionale, përdor studimet imunohistokimike, me te cilët zbulon markatoret specifike kancerogene, faktor me rendesi per diagnozen dhe trajtimin e te semureve. Si ka theksuar Theodore Roszak: “Nëpërmjet mikroskopit, natyra kompozon poezitë e saj më të bukura”, andaj ekzaminimi mikroskopik i bioptiveështë vendimtar për diagnozën, orienton taktikën e trajtimit dhe përcakton prognozën e të semurit. Keto mesazhe, Dr Daniela na i transmetoi në menyrë elegante dhe të qartë.

 

 

 

 

 

- Silvana Bala, Loreta Karaulli, Arian Mezini, prezantuan studimin: “Graviteti klinik dhe paraqitja radiologjike e pneumonisë të Komunitetit”. Kjo lloj pneumonie, ndonëse paraqitet si sëmundje e zakonëshme, është preo-kupante për pasojat dhe ndërlikimet që krijon, pavarësisht trajtimit me një game të gjërë antibiotikësh.

- Baftiu N, Albegu M, Lata H, prezantuan studimin: “Shpeshtësia e të sëmurëve me patologji pulmonare, në periudhën mars – gusht 2018, të trajtuar në Qendrën e Urgjencës të spitalit Rajonal të Ferizaj”.

- Në perfundim të referimeve në këtë sesioni u bënë diskutime dhe konkluzionet.

     Në ditën e dytë të punimeve të Kongresit X të pneumologjisë, 06. 10 2018, u organizuan dy aktivitete:

- Tryeza e rrumbullakët me teme: “Roli i Kujdesit Shendetësor Paresor në trajtimin e tuberkulozit.

Panelista të këtij sesioni ishin: Prof Hasan Hafizi, Dr Majlinda Gjoçaj, Dr Donika Mema, DrShM Xhevat Kurhasani, Dr Lulzim Çela dhe Dr Albana Morina.

Dr Lulzim Çela, prezantoi punimin:“ Riorganizimi i shërbimeve shendetësore, në luftën kundër tuberkulozit në Kosovë”. Autori prezantoi modelin e integrimit të shërbimeve shendetësore të Kosoves dhe krijimin e shërbimeve profesionale në luften kundër tuberkulozit. Me këto sfida te reja, shërbimi shendetesor i Kosovës, do tësynoi, që në kohë të shkurtër, do të arrij ta uli incidencën e kësaj semundje problematike.

Moderatori Dr. Sh M Gazmend Zhuri, dhe Prof Silva Bala, bënë konkluzionet si dhe informuan pjesmarresit se në vitin 2019, Kongresi XI i Pneumologjisë, do t’i zhvilloi punimet në Tiranë.

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment