Kaliforni, shërohet foshnja me "HIV"

07.03.2014 (komentet: 0)

Mjekët amerikanë duket se kanë fituar për të dytën herë betejen me virusin vdekjeprurës HIV. Rasti i radhës është një foshnjë 9 muajshe nga Kalifornia, pas atij të një të mituri nga Misisipi një vit më parë.

Sipas mjekëve, shërimi i fëmijës është arritur përmes trajtimit të vazhdueshëm që në fazën e hershme. Për rastin në fjalë janë përdorur ilaçe antiretrovirale që në kohën kur foshnja kishte vetëm katër orë që kishte ardhur në jetë.

Që të dy fëmijët, janë sjellë në jetë nga nëna që ishin të infektuara me HIV, por duket se kurimi i hershëm ka bërë që vetëm pas 9 muajsh foshnja të rezultoi negativ, duke u shëruar kështu plotësisht.

Këto dy raste cilësohen si mjaf të rëndësishëm nga shkencëtarët , pasi mund të çojnë në gjetjen e një kure edhe për të rriturit e ifektuar, numri i të cilëve i kapercen shifrat e 23 milionëve në të gjithë botën.

\L.Shkodra\

 

Kthehu mbrapa

Shto koment