Kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, e cila është 19.717

20.04.2019 (komentet: 0)

 

Derisa mjekësia në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje të mjeruar, kështu nuk mund të thuhet edhe për ministrinë e shëndetësisë, përkatësisht stafin e ministrit. Përveç se një staf mjaft i madh, nuk mungojnë as privilegjet.

 

Së pari të shohim listën e kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, e cila është 19.717 € rroga në muaj, pa llogarit mëditje, dreka, darka, kafe, telefon, derivatet, etj. Shefe e Kabinetit, Besiana Musmurati 908.2 euro;
Këshilltar i Lartë Politik, Ardian Ferizi 1195 euro;
Asistente Ekzekutive, Arbnora Bahtijari 525.8 euro;
Asistent Personal i Ministrit, Arianit Elshani 525.8 euro;
Këshilltar Politik Kushtrim Shkodra 908.2 euro;
Këshilltar Politik Albatrit Matoshi 908.2 euro;
Këshilltar Politik për minoritete Blerim Ibrahimi 908.2; euro; Këshilltare Politike, Donika Bajrami 908.2 euro;

Shofer i Ministrit Edon Smakaj 525.8 euro; Asistente e Ministrit Rudina Hoti 525.8 euro; Zv. Ministër i Shëndetësisë Ali Berisha 1,434 euro; Asistente e Zv. Ministrit Arbëresha Hetemaj 525.8 euro; Shoferi I Zv. Ministrit Jaser Berisha 525.8 euro; Zv. Ministër i Shëndetësisë Granit Abdullahu 1,434 euro; Asistente e Zv. Ministrit Lulevera Malsiu 525.8 euro; Shofer i Zv. Ministrit Burim Bajraktari 525.8 euro; Zv. Ministër i Shëndetësisë Agim Qaka 1,434 euro; Asistente e Zv. Ministrit Magbule Neziri 525.8 euro; Shofer i Zv. Ministrit Adem Zeneli 525.8 euro; Zv. Ministër i Shëndetësisë Rrustem Musa 1,434 euro; Asistente e Zv. Ministrit Ganimete Tahiri 525.8 euro; Shofer i Zv. Ministrit Vedat Musa 525.8 euro etj.

Derisa qytetarët duhet që për të shpëtuar  nga vdekja me patjetër të sigurojnë të holla, ministri Uran Ismaili vazhdon të bëjë jetë luksi. Luksi i ministrit dhe stafit të tij bie mbi kurriz të qytetarëve, të cilët duhet që për një infuzion në klinikë të paguajnë mesatarisht 100 euro. Veçanërisht pamëshirshëm veprohet me të sëmurët nga kanceri. Shpenzimet e domosdoshme të terapisë arrijnë shuma deri në 10 mijë euro. Një ditë normale në spital, pacientit i kushton 10 euro. Ministri Ismaili nuk u mundua asnjëherë që të sigurojë sigurim, pasi në të vërtetë në Kosovë nuk ka kurrfarë sigurimi shëndetësor. Secila vizitë te mjeku nënkupton shpenzime dhe çdo medikament kushton para. Duhet kujtuar se sipas të dhënave të Bankës Botërore 20 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri absolute, me më pak se nga një euro në ditë. Afër 36% jetojnë në varfëri, me më pak se nga 2 euro në ditë.

Vizitat te mjeku ose qëndrimin në spital mund t`i realizojnë vetëm në saje të solidaritetit familjar dhe parave që vijnë nga emigracion, e të cilat ndonëse nuk kanë munguar në raste të tilla, mbi të gjitha dëshmon rënien e shteti karshi problemeve. Ministri aktual nuk ka bërë asgjë që të ketë rritje të besimit në spitalet tona, me mjek që nuk janë të pajisur me njohuri për të punuar me aparate të kohës. Që 6 vjet ekziston aparati për leukemi, por nuk ka mjek që dinë të punojnë, derisa qytetarët duhet të shkojnë në Shkup apo Beograd për shërim. Shkatërrimi, degradimi që po i bëhet shëndetësisë vetëm sa shton dëshpërimin e qytetarëve, që edhe ashtu e kanë humbur besimin tek spitalet tona shtetërore, derisa apo private shtohen çdo ditë e më tepër. Kosova, me ministra që bëjnë jetë luksi e me qytetarë që nuk mund të marrin as shërbimet minimale në spitalet tona, nuk mund të ketë popull të shëndosh. Sinqerisht nuk di a i vjen turp z. Ismailit që është ministër i një shëndetësie të vdekur, që në vend të shërimit në të shumtën e rasteve qytetarët gjejnë vdekjen nga pakujdesia e mjekëve dhe mungesa e barnave esenciale. z. ministër, pot ë isha si ju nuk do rrija asnjë minutë ministër në një situatë të tillë, ose do punoj që të ndryshoj gjendjen, derisa këtë të fundit s`po e bëni largohuni shkruan Bota Sot.

Kthehu mbrapa

Shto koment