Joga si ilaç!

02.03.2014 (komentet: 0)

Joga mund të ndryshojë jetën tuaj. Është provuar shkencërisht përmes praktikantëve në të gjithë botën se disiplina mbi 5 mijë-vjeçare e jogas përmirëson ndjeshëm shëndetin fizik, mendor dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.

Joga si ilaç!Është provuar gjithashtu se ajo ndihmon në lehtësimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve. Frymëmarrja është një prej elementeve bazë që shoqëron seancat e saj, e kjo bën të mundur furnizim më të madh të trupit me oksigjen.
Kështu evitohen shumë sëmundje të trupit dhe të mendjes. Veçanërisht për pacientet që vuajnë nga depresioni apo ankthi, joga është çelësi i shërimit. Por, edhe ata që kanë probleme kronike me shëndetin si artrit, diabet.
Praktikimi i rregullt i jogës mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Studimet e fundit kanë treguar se kjo teknikë është ideale për problemet me tensionin, dhimbjet e kokës pasi pozicionet e jogas dhe teknikat e frymëmarrjes sjellin lehtësim.
Të dyja së bashku ndihmojnë në zvogëlimin e stresit, rrisin fleksibilitetin, përmirësojnë ekuilibrat në trup, ulin tensionin e gjakut, forcojnë kockat, përmirësojnë sistemin imunitar dhe qetësojnë mendjen.
Kur praktikojmë joga ne bëjmë punë shpirtërore dhe ajo ndikon në organizmin tonë. Bëjmë "streching" që na ndihmon për të forcuar muskujt dhe të gjitha këto ndihmojnë sistemin tretës, qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen.
Sistemi nervor gjithashtu forcohet gjatë ushtrimit të jogës. Filozofia e ushtrimeve të jogës kultivon paqen e mendjes dhe kjo ndikon në sistemin nervor, sistemin imunitar, dhe atë kardiovaskular.
Nga një këndvështrim terapeutik, ajo është si një pasqyrë për përmirësimin e funksionimit të çdo organi apo sistemi. Shumë persona sot nga gjithë bota kanë dëshmuar se nëse do ta bëni jogën një praktikë të rregullt në jetën tuaj, rriten shanset për t'u ndjerë më mirë dhe më të lumtur.
Yoga, më të vërtetë është një ilaç i fortë, por është i ngadalshëm. Sepse me joga nuk shërohesh brenda natës. Ne fakt as Roma nuk u ndërtua për një ditë.

Pregaditi:Leonard Shkodra

Kthehu mbrapa

Shto koment