Gabimet e prindërve

29.04.2014 (komentet: 0)

Jo rrallë prindërit bëjnë gabime në raport më fëmijët e tyre, ndonjëherë edhe me çmimin që ‘gabimet’ e tyre bëhen pengesë serioze që fëmijët në të ardhmen të jenë lider.

Gabimet e prindërve  

Se ku dështojnë më së shumti ata është çështje me të cilën janë marrë shumë ekspert. Mes tjerash për këto gabime ka folur kohët e fundit edhe eksperti i edukatës familjare Tim Elmore.

Ai është autori i më shumë se 25 librave përfshirë këtu edhe librin “Shansi ynë i fundit për të shpëtuar ardhmërinë e tyre”.

Sipas ekspertit Elmore gabimi numër 1 që e bëjnë prindërit në raport me fëmijët e tyre është kufizimi që ua bëjnë atyre për të mos e përjetuar rrezikun.

Ne jetojnë në një botë e cila vazhdimisht na përkujton rreziqet që mund të na ndjekin në çdo hap.

‘Siguria mbi të gjitha; është frazë e cila ka ngulfatur prindërit. Frika e tyre se mos po humbin fëmijët i bënë ata që në vazhdimësi të ua imponojnë frikën nga rreziqet dhe ta shtojnë kujdesin nga to.

Psikologët evropianë kanë zbuluar se ata fëmijë që nuk luajnë jashtë shtëpisë, që nuk e përjetojnë gërvishtjen e gjurit, e të rrëzimeve në përgjithësi, kur të rriten ata zakonisht vuajnë nga fobia dhe frika në përgjithësi.

“Fëmijët duhet të rrëzohen ndonjëherë dhe duhet të mësohen se rrëzimet janë normale. Të rinjtë duhet ta përjetojnë ndarjen me të dashurin apo dashurën për ta arritur pjekurinë emocionale. Ata duhet ta kuptojnë që relacionet nuk zgjasin gjithë jetën. Nëse prindërit i largojnë fëmijët nga rreziqet, nesër ne do të ballafaqohemi me lider që nuk kanë fare ndjenjë të sigurisë dhe që pasigurinë do ta mbulojnë me arrogancë” shkruajnë psikologët.

Gabimi i dytë është kur prindërit mësojnë fëmijët që të nxjerrin shpejt nga kriza për situatat e pakëndshme për të cilët ndodhen ata gjatë fëmijërisë.

Me sjellja të tilla prindi bën që fëmija të mësoj rrugën e lehtë për zgjidhjen e problemeve e kjo nuk është gjë e shëndetshme sepse fëmijëve u krijohet shprehia që ata gjatë jetës vazhdimisht të kërkojnë ndihmë nga të tjerët për t’i zgjidhur problemet e tyre”.

Kthehu mbrapa

Shto koment