Endermologjia kundër celulitit

10.04.2014 (komentet: 0)

Celuliti shfaqet më shpesh në kofshët dhe të pasmet: aktualisht ka një teori, që kjo është sëmundje e sistemit të qarkullimit të gjakut.

Endermologjia kundër celulitit

Si rezultat i rrjedhës së ngadalësuar të gjakut, grumbullohen helme, ujë dhe depozitime dhjami. Qelizat dhjamore rriten dhe në lëkurë formohen "toptha".

Përfytyroni hojet, ku vrimat janë kafaze të dhjamit. Kur dhjami grumbullohet me tepri, ai e çan kafazin dhe krijon një sipërfaqe me toptha. Te femrat topthat janë të mysët, kurse te meshkujt gunga drejtohet nga brenda, çka lidhet me prodhimin e estrogjenit. Gjatë procedurës endermologjike "hojet" shkatërrohen dhe dhjami del jashtë. 

Celuliti ka disa faza. Në fazën e parë celuliti, vërehet vetëm gjatë tkurrjes së muskujve. Faza më e rëndë është, kur topthat dallohen edhe në pozicionin e palëvizur (kur njeriu është ulur apo shtrirë). Në fazën e hershme endermologjia mund ta shmangë zhvillimin e sëmundjes. Për femrat mbi 50 vjeç procedura nuk është efektive: topthat celulite bëhen rezistencë. Kjo procedurë rekomandohet për femrat e reja me celulitit të paktë. Efekti do të ruhet, nëse do të ushqeheni si duhet, ose të merreni me fitnes.

Kjo procedurë nxit qarkullimin në të gjitha shtresat e lëkurës dhe indet lidhore (dhe dhjamore) nën lëkurë. Efektet janë më të dukshme sidomos në ato pjesë ku shtresa nënlëkurore ka më tepër dhjamë se sa që doni ju. Këto mund të jenë ijët, pjesa e brendshme dhe e jashtme e kofshëve, mollaqet (prapanica), abdomeni, gjymtyrët (side handles), shpina dhe nënsqetullat.

Procesi i licencuar LPG Endermologie, zvogëlon celulitin dhe dhjamin jo-celulit te femrat dhe te meshkujt.

Këshilla:

* Nuk ka prova që të vërtetojnë, se një ushqim çfarëdo lidhet me shfaqje e celulitit. Por, nëse doni të keni lëkurë të mirë, duhet të ushqeheni në mënyrë të kontrolluar.

* Megjithëse nuk dihet saktë, përse krijohet celuliti, mjekët mendojnë, që kjo gjë s'është e lidhur me peshën.

* Kundër celulitit ndihmojnë të gjitha mjetet që përmirësojnë qarkullimin e gjakut: dieta, veprimtaria fizike, masazhi.

* Ka një treg shumë të gjerë të mjeteve kundër celulitit. Por mos i harxhoni paratë kot. Efektiviteti i tyre nuk është provuar. Po ta përfytyroni strukturën e celulitit si hoje me sipërfaqe të ashpër me cepa, do ta kuptoni që kremrat këtu janë të pafuqishëm. .

* Mos e rëndoni me tepri çantën: nuk është nevoja të pimë më shumë se 1.5 litra në ditë (kuptohet, nëse nuk vuani nga ndonjë sëmundje). .

* Liposuksioni (thithja e yndyrës) nuk ju ndihmon kundër celulitit. Celuliti është dhjam i lëkurës. Liposuksioni lufton dhjamin nën lëkurë. Nëse kirurgu nis ta kurojë celulitin me aparatin e liposuksionit, kjo mund të sjellë dëmtime serioze.

* Tani në treg kanë dalë shumë aparate të terapisë së kombinuar laser-dritë. Por efektiviteti i tyre ende nuk është vërtetuar.

Kthehu mbrapa

Shto koment