Droga që kanë rrezikshmëri të madhe për të krijuar varësi

02.03.2014 (komentet: 0)

Edhe pse mund të mendohet ndryshe, ka disa lloj drogash (le t’i quajmë të tilla) të cilat edhe pse kanë rrezikshmëri të lartë për të krijuar varësi ndaj tyre, përsëri nuk janë bërë ilegale dhe të ndaluara nga ligji. Ato mund të gjenden kudo. Në supermarkete e në farmaci, madje disa prej tyre mund të merren edhe pa recetë.

Droga që kanë rrezikshmëri të madhe për të krijuar varësi
Duke përjashtuar alkoolin dhe cigaren, gjithë të tjerat janë ilaçe të cilat këshillohen të përdoren në rastet e patologjive të thjeshta që mund të pësojë organizmi njerëzor, siç është për shembull, rasti i pagjumësisë. Por ajo që nuk dinë përdoruesit e thjeshtë është se ato mund të shndërrohen në substanca shumë të rrezikshme nëse abuzohet me to ose në rast se përdoren për qëllime të tjera, për të cilat nuk janë krijuar. Ja se cilat janë disa prej tyre: Alkooli, Duhani, Opacet, Benzodiazepina, Ilaçet kundër ADHD, Shurupi kundër kollës, Substancat që japin energji.

Pregaditi: Leonard Shkodra

Kthehu mbrapa

Shto koment