Disa mënyra natyrale për të larguar stresin

11.03.2014 (komentet: 0)

Jeni të stresuar? Ja disa mënyra natyrale për t’u reklaksuksuar. Trajtojeni vetveten sikur nuk keni stres Dekoroni dhomën me livando Merrni një dredhëz dhe futeni në çokollatë Bëni banjë etj.

Disa mënyra natyrale për të larguar stresinJeni të stresuar? Ja disa mënyra natyrale për t’u reklaksuksuar.

Trajtojeni vetveten sikur nuk keni stres

Stresi po na bën të çmendur kohëve të fundit? Është një fjali që shpesh e dëgjojmë. Ndoshta këtu ju do të mësoni disa nga mënyrat më të mira për të lehtësuar gjendjen e stresi ku përfshihen në këtë rast ushtrimet, biseda me miq, apo thjesht një shëtitje në natyrë. Por cka nëse nuk mund të bëni fitnes një orë pasi që e keni lënë punën?

Në kohë të caktuar mund të kërkoni pak përdhelje. Më poshtë keni tetë strategji që ju ndihmojnë për t’u qetësuar, por ju po ashtu nuk duhet ta qoni poshtë këtë proces.

Dekoroni dhomën me livando

Kjo barishte ka një aromë të atillë që qetëson zemrën e juaj dhe shtypjen e gjakut po ashtu, e të dyja këto mund të ndihmojnë për t’u relaksuar dhe madje edhe të bëni gjumë të qetë. Të vendosni levando të thatë në një vazo afër shtratit të juaj është vetëm një freskim i ajrit që vazhdim ka lagështi të lecvandos.

Merrni një dredhëz dhe futeni në çokollatë

Kur jeni i stresuar, do të tentoni që të konsumoni të gjitha ëmbëlsirat që ju dalin para syve. Por ushqimi me sasi të madhe të sheqerit ngrit shtypjen e gjakut dhe mandej do të ndiheni edhe me keq. Në vend të kësaj merrni një dredhëz dhe futeni në çokollatë të shkrirë. Vitamina C që gjendet në kokrrat e dredhëzave lufton shumë dëmtimet nga radikalët e lirë kurse çokollata e zezë ndihmon në reduktimin e hormoneve të stresit sikurse është kortizoli.

Bëni banjë

Hidhja në ujë ka një efekt lehtësues, thonë ekspertët, sepse na lidh ne me kohën tonë kur ishim në barkun ë nënës. Shtoja kësaj një banjë me vaj levando apo qirinj aroma-terapi dhe ju jeni gati të arrini kulmin e kënaqësisë.

Bëni mesazh vetes në qafë

E dini sa mirë ndiheni kur shkuma kalon nëpër trupin e juaj? Këtë ju duhet ta bëni në shtëpi. Kur jeni vetëm dhe në tension, mesazhi në qafë me gishtërinjtë juaj, duke larguar flokët e gjatë nëse i keni disa herë ju qetëson shumë. Mesazhi i qafë po ashtu është një ndihmë natyrale që edhe flokët e juaj të duken bukur.

Bëni mesazh suedez

Jo të gjithë fërkimet janë të baraspeshuara. Ky tip i masazhit përfshin qetësinë, goditjet e lehta të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ju qetësojnë. Po ashtu mund të provoni masazhin aroma-terapi, ku terapeuti përdor vajin esencial gjatë tretmanit.

Pini çaj kamomil

Hulumtuesit tregojnë që një nga komponentët në këtë çaj verbal është i njëjtë me receptorët e trurit dhe ka efektin e njëjtë sikurse të barit Valium, që do të thotë se çaji reagon si qetësues i mendjes. Nuk jeni person që pini çaj? Përbërësit e kamomilit po ashtu reduktojnë dhe ndihmojnë kundër ankthit, thotë një studim i fundit shkencore.

Rrini më shumë në saunë

Nëse bëni fitnes dhe aty ka një saunë apo një dhomë avull, përdoreni atë duke qëndruar më shumë në të. Kur trupi i juaj nxehet, si tensioni i muskujve ashtu edhe rënia e stresit bëhet. Po ashtu, të ndjeni ngrohtësinë është ndryshim i qarkut nervor që përmirëson gjendjen mendore të tuajën.

Bëni mesazh këmbëve

Reflekset janë një tjetër terapi mjekësore alternative e cila përfshin aplikimin e presionit më pjesë të ndryshme të trupit. Kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e stresin dhe po ashtu edhe të migrenës. Bëjeni vet duke ecur në bazë në maje të gishtave të këmbës dhe mandej duke fërkuar me duar trupin e shputave të juaja, thotë mjekja Mara Nicandro, drejtoreshe e Therapeutic Massage of Texas.

Kthehu mbrapa

Shto koment