Dietë me oriz

29.04.2014 (komentet: 0)

Bëhet fjalë në këtë rast për oriz të zi, një ushqim shumë më i ekuilibruar nga pikëpamja ushqyese sesa orizi i bardhë.

Dietë me oriz Në fakt, orizi i zi përmban një sasi të madhe proteinash dhe yndyrash dhe një përqindje të vogël karbohidratesh.

Orizi ka një përmbajtje të mirë e të fuqishme. Për çdo 100 gramë përfitohen 350 kalori. Në qoftë se doni t'i jepni një funksion dobësimi dietës me oriz, duhet të caktoni konsumimin e një hektogrami e gjysmë ose 2 hektogram në ditë, të ndarë në tre vakte. Mund të përzihet orizi me barëra aromatike dhe kryesisht domate. Gjatë kësaj diete nuk përdoren ushqime të tjera. Është i këshillueshëm përdorimi i ujit ose i çajit mjekësor pa sheqer. Kjo dietë duhet të aplikohet për disa ditë.

Ekziston një variant tjetër i dietës me oriz të zi: ajo e ideuar nga Ohsawa, krijuesi i makrobiotikës, që e ka bërë të punojë mirë kryesisht në funksion kurues dhe pastrues (pastron dhe rinovon komplet gjakun). Në këtë rast sasia e orizit ditor është 600 gramë që ndahet në vakte të ndryshme. Mund ta përzieni orizin me ndonjë pikë Tamari (soja) dhe pak vaj ulliri.

Përmbajtja kalorike është në këtë rast e fortë, por dieta mund të shërbejë (në rastet e lehta të mbipeshës dhe të çrregullimeve ushqimore), si fazë e pastrimit përpara fillimit të një diete më të ekuilibruar ose dobësimi të lehtë.

Si në këtë rast ashtu edhe në tjetrin përfitohen të gjitha të mirat e orizit: është pastrues, ul tensionin në gjak, kuron gjendjet e diarresë, është i përshtatshëm për ata që vuajnë nga zemra dhe veshkat.

Orizi i zi duhet të gatuhet i ftohtë në këto masa: një masë oriz, dy masa ujë. Shtoni një lugë të vogël kripë ziheni, dhe lëreni për t'u gatuar për 50 minuta, me tenxhere pa kapak, pa e trazuar: në këtë rast orizi do të thithë të gjithë ujin.

Kthehu mbrapa

Shto koment