A dëgjon fëmija i palindur?

28.02.2014 (komentet: 0)

Nëse po, atëherë çfarë dëgjon dhe sa i rëndësishëm është të dëgjuarit për të? Këto janë pyetje që i preokupojnë prindërit e ardhshëm, mjekët dhe psikologët, po njësoj.

A dëgjon fëmija i palindur?

Ne e dimë që veshi i brendshëm i njeriut (e ashtuquajtura Cochlea) ka arritur që në javën e njëzet të shtatzënisë madhësinë e të rriturit. Në këtë moshë të hershme, organ i të dëgjuarit është pjesërisht i aftë për të funksionuar. Në javën e 36-40 të shtatzënisë është pjekur tërësisht, qelizat e të dëgjuarit reagojnë nga ana elektrofiziologjike si tek njeriu i rritur (Leibermann). Me këtë formim shumë të hershëm të veshit të brendshëm, natyra shmang atë që nëpërmjet një rritjeje të organit të të dëgjuarit, gjatë viteve të para të jetës, perceptimi akustik të ndryshojë vazhdimisht.

Që në fillim të këtij shekulli janë bërë përpjekje, pjesërisht edhe me metoda të rrepta, për të gjetur nëse fëmija i palindur dëgjon apo jo. Një renditje eksperimentale ishte kjo: të ulje një grua shtatzënë brenda një vaske, ta gjuaje vaskën me çekiç dhe të ndiqje me vëmendje nëse zhurma shkaktonte lëvizje të fëmijës apo jo. Të tjerë vinin instrumente muzikaIe, më e preferuara ishte trumbeta, në barkun e gruas shtatzënë dhe ruanin me vëmendje reagimet motorike të fëmijës ndaj toneve dhe melodive. Në vitet e fundit metodat eksperimentale janë bërë më të sakta dhe, para së gjithash, edhe më të përshtatshme për fëmijët. Me ndihmën e regjistrimit të frekuencave të zemrës dhe me elektroencefalogram u vërtetua që fëmija i palindur reagon rregullisht ndaj ngacmimeve akustike me një ndryshim të frekuencës së zemrës dhe të aktivitetit të trurit.

Pregaditi:Leonard Shkodra

Kthehu mbrapa

Shto koment