ZYRTARE: KERRY TAKON MUSTAFËN, THAÇIN DHE STOJANOVIQIN

01.12.2015 (komentet: 0)

Sekretari amerikan i Shtetit, Jon Kerry, nesër gjatë vizitës në Kosovë do të takohet më kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësit e tij, Hashim Thaçi dhe Branimir Stojanoviq.

Agjendën e takimeve të Sekretarit emrikan, John Kerry e ka zbardhur për RTK ambasadori amerikan në Kosovë Gregory Delawie.

Kerry, sipas tij, do të takohet edhe me disa të rinj që janë shkolluar në SHBA, kurse në fund të vizitës së tij do të japë edhe një konferencë për media.

Delawie në RTK tha se SHBA-të kanë qëndrim të prerë "Nuk e përkrahin dhunën". 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment