Zyra e Tadic: Nuk do të ketë takim me Thaçin

27.03.2012 (komentet: 0)

Takimi i paralajmëruar midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Boris Tadic nuk do të zhvillohet gjatë muajit qershor.

Kabineti i presidentit serb ka përgënjeshtruar lajmin duke nënvizuar se nuk do të ketë asnjëlloj takimi të paralajmëruar nga mediat kosovare.

“Përjashtohet çdo mundësi që presidentit Tadic të takojë Thaçin”,-thuhet në njoftimni e presidencës serbë.

Refuzimi serb vjen për shkak të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale që do të mbahen në Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar pak ditë më parë se nuk është kundër cdo lloj takimi të kësaj natyre që sipas tij shpreh reciprocitetin e nivelit të takimeve të shtetit të Kosovës përballë Serbisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment