Zvicrës i shtohet edhe një deputet shqiptar në nivel kantonal

26.03.2012 (komentet: 0)

Djali i një mjeku shqiptar nga Kosova dhe një gazetareje zvicerane nga St. Galleni ,34 vjeçari, Etrit Hasler, njëherit gazetar dhe poet i njohur i poezive „Slam Poetry“, ia ka dalë të fitojë vendin e deputetit në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit si kandidat i partisë Socialdemokrate, Juso dhe sindikatave.

 

 

 

Albinfo.ch - Për Etritin kanë votuar 5'615 votues, ku gjithsesi meritë për fitorën e tij kanë edhe shiptarët e këtij qarku, më në krye poetin dhe anëtarin e SP-së, Isuf Sherifin, të cilët kanë zhvilluar fushatë të suksesshme për zgjedhjen e tij në Parlamentin e St. Gallenit.

Për të kuptuar më për së afërmi rrjedhën e zgjedhjës së tij dhe prioritetet e tij si deputet në St. Gallen, ne kemi zhvilluar një intervistë më deputetin e vetëm shqiptar në kantonin e St. Gallenit, z. Etrit Halser.

Kthehu mbrapa

Shto koment