Zvicra me procedura të reja për qytetarët e Kosovës

28.03.2013 (komentet: 0)

Enti zviceran Federativ për Migracion ka vendosur që edhe për kërkuesit e azilit nga Kosova të zbatohet proceduara 48-orëshe. Ky vendim ka hyrë në fuqi nga 25 marsi i këtij viti dhe do t’u mundësoj procedura më të lehta azil kërkuesve nga Kosova.

Zvicra me procedura të reja për qytetarët e Kosovës

 

Zvicra në gushtin e vitit 2012 procedurën 48 orëshe e ka zbatuar për Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnje dhe Hercegovinën si vende të cilat janë të liruara nga obligimi i vizave. Ndërkohë tani është marrë vendimi që në këtë grup të hyjnë edhe Kosova dhe Gjeorgjia.

Në vitin e kaluar kërkesë për azil në Zvicër paraqiten 579 persona nga Kosova dhe kuota e pranimit ishte 0.6%.

Procedura 48-orësh zbatohet në qendrat e pranimit dhe procedurave (QPP=EVZ). Ekipet për intervista e mbyllin procedure brenda 48 orëve pas intervistës së pare mbi personin. Menjëherë pas lëshimit të vendimit negativ për azil iniciohet kompletimi i dokumentacionit zëvendësues për udhëtim dhe sa herë që është e mundur dëbimi bëhet direkt nga QPP.

Po ashtu kërkuesit e azilit nga Kosova nuk kanë nevojë për mbrojtje para ndjekjeve në kuptim të ligjit për azil.

Kthehu mbrapa

Shto koment