ZVICRA EKSTRADON SHEMSI NUHIUN NË SERBI

17.03.2012 (komentet: 0)

Gjykata Federale e Zvicrës ka vendosur të ekstradojë në Serbi shqiptarin Shemsi Nuhiu me shtetësi të Serbisë dhe Kosovës, pasi ai akuzohet nga autoritetet e Beogradit në të ashtuquajturin 'Grupi i Gjilanit’.

 

I pyetur nëse mund ta konfirmojë edhe zyrtarisht lajmin e publikuar dje për ekstradimin e Nuhiut, zëdhënësi i Entit Federal për Drejtësi, Folco Galli, përmes postës elektronike pohon se vendimi për ekstradim praktikisht është marrë në momentin kur ka ardhur vendimi i Gjyqit Federal, , raporton Albinfo.ch.

"Me verdiktin e Gjyqit Federal, të marrë më 7 mars, vendimi për ekstradim në rastin Shemsi Nuhiu është bërë i plotfuqishëm dhe i zbatueshëm".

Ndërsa pyetjes tjetër se a mund të dihet data e saktë e ekstradimit, Galli i është përgjigjur negativisht. "Në bazë të praktikës sonë të përhershme, zyra jonë nuk informon asnjëherë paraprakisht lidhur me zbatimin e një ekstradimi".

Familja Nuhiu shprehet e zhgënjyer edhe me institucionet e Zvicrës, duke vlerësuar se ato kanë dështuar me vendimin për të ekstraduar një shtetas të Kosovës në Serbi, ngase Shemsiu ka pasur të vetmin dokument pasaportën e Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment