Zukorliq e Ferhatoviq nuk u betuan për ruajtjen e Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë !

12.08.2016 (komentet: 0)

 

Parlamenti serb votoi qeverinë e re të Republikës të Serbisë. Propozimi Mandati i Aleksandar Vuçiqit është votuar nga 163 persona në mesin e tyre është votuar edhe nga Shqiptari i vetëm në Parlamentin e Serbisë deputeti popullor  Fatmir Hasani, ndërsa 62 ishin kundër, dhe nuk ka pasur asnjë abstenime.

 

Deputetët e Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ) të Sanxhakut Muamer Zukorliq  dhe  Jahja Fehratoviq në mënyrë demonstrative kanë lëshuar seancën e Parlamentit të Serbisë në kohën kur qeveria bënte betimin, pasi në seancë marrte pjesë Reis i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufović.

 

Pas votimit, ka  pasuar  betimi para Asamblesë Kombëtare serbe në të cilën  thuhet: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe, zotohem me nderin tim se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjin, që unë si anëtar i Qeverisë me ndërgjegjeje, me përgjegjësi dhe me përkushtim do të jetë i dedikuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë në kuadër të Republikës së Serbisë.

Betimi e kryeministrit të ri dhe Ministrave të  Qeverisë së Serbisë në Kuvend u ndoq nga presidenti serb Tomislav Nikoliç, president i entitet serb, R . Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, krerët e komuniteteve fetare, Patriarku Irinej   Kryepeshkopi Stanislav Hocevar, reis-ul-ulema IMM-së Sead Nasufović dhe trupit diplomatik.


Dita e dytë e debatit për zgjedhjen e qeverisë së re dhe mandatit të Aleksandar Vuçiqit e cila është pritur me polemika të deputetëve të opozitës, si dhe duele verbale të Kryetarit të Parlamentit serbë me liderin e lëvizjes “Dosta je bilo”.
Kryetari i Parlamentit Maja Gojkovic mblidhet për të premten në seancën e parë të jashtëzakonshme në përbërjen e RIK-as, komisioneve parlamentare dhe delegacioneve.

/kokajnet/

Kthehu mbrapa

Shto koment