Zukorlic: Nuk mbaj barrën për çka ndodhi në Kosovë, por kam zgjidhje

28.04.2012 (komentet: 0)

Kreu i Komunitetit Islamist në Serbi, Myftiu Muamer Zukorlic, i cili po garon për president në Serbi, ka thënë se programet e varfëra të kandidatëve tjerë i ofrojnë atij përparësi ndërkaq ka folur edhe për çështje të ndryshme që përfshihen në planin e tij presidencial, në të cilin zë vend edhe Kosova

Kur është pyetur nga gazetarët për Kosovën, Zukorlic ka thënë se ai nuk mund të mbajë barrën e asaj çka ka ndodhur në Kosovë por se do të veprojë karshi çështjes së Kosovës, në bazë të Kushtetutës por edhe programit të tij për të zgjidhur problemin, transmeton B92.

Zukorlic i ka quajtur kandidatët tjerë për president të Serbisë si “konkurrentë të dobtë” dhe ka thënë se kur ke këso konkurrentë, nuk është vështirë të jesh më i miri. 

Kthehu mbrapa

Shto koment