Zijadin Sela: Serbia dhe Maqedonia, permes qeverive aktuale, po punojne per bashkimin e tyre ne nje shtet

06.12.2014 (komentet: 0)

sela

Kryetari i Komunes se Struges ne Maqedoni, Zijadin Sela, ne emisionin FORUM te Televizionit Rrokum, foli gjeresisht per situaten politike aktuale ne Maqedoni dhe poziten e shqiptareve.

 

Zijadin Sela tha se Serbia dhe Maqedonia, permes qeverive aktuale, po punojne per bashkimin e tyre ne nji shtet. Dhe, ajo qe asht ma e renda, partia shqiptare ne pushtet, Bashkimi Demokratik per Integrim ne krye me Ali Ahmetin, po i voton keto memorandume te dyshimta bashkepunimi, qe parashohin, bashkepunimin e sherbimeve te sigurimit te dy vendeve, te policive dhe doganave, te kuvendeve te perbashketa, etj.

Jane po keto sherbime sekrete qe po skenojne dhe inskenojne prishjen e relacioneve mes shqiptareve dhe maqedonasve sot ne Maqedoni.
BDI deklaron kudo mundet se Marreveshja e Ohrit po respektohet, nderkohe qe zoti Ahmeti as edhe nji emer rruge s’ka arrite me e ndrrue prejse kjo Marreveshje eshte nenshkruar.

Kthehu mbrapa

Shto koment