Zhduket Deti Aral

30.09.2014 (komentet: 0)

 

Deti Aral ose Liqeni Aral është det i brendshëm në Azinë Qendrore. Gjendet në mes Kazakistanit në veri, Uzbekistanit në jug. Nga viti 1960 liqeni dukshëm filloi të zvogëlohet për shkak se qeveria me qëllim të ujitjes së tokave ndërroi rrjedhën e lumenjve Amu Darjes dhe Sir Darjes.

 

Shih:

Deti Aral njihet si një ndër hapësirat më të ndotura në botë, për shkak se është shfrytëzuar për testimin e armatimit dhe hedhjes së mbeturinave industriale.

Liqeni i katërt më i madh në botë, pellgu lindor i Detit Aral, në Azinë qendrore, tani është tharë plotësisht.

 

Kjo ka ndodhur si rezultat i një projekti gjatë periudhës sovjetike për të devijuar lumenjtë në ndihmë të bujqësisë, por edhe për shkak të mungesës së reshjeve të shiut.

Në faqen e NASA-s “earthobservatory.nasa.gov”, janë publikuar disa imazhe satelitore të kapura nga gushti i vitit 2000 deri në gusht të vitit 2014.

 

Në to duket qartë që nga viti në vit, pellgu lindor i Detit Aral pakëson sasinë e tij të ujit.

 

“Kjo është hera e parë që baseni lindor thahet plotësisht në kohërat moderne dhe ka të ngjarë që kjo të jetë hera e parë që ai të jetë tharë plotësisht në 600 vitet e fundit”, tha Filip Miklin, një ekspert i Detit Aral nga universiteti i Miçiganit.

 

Me qëllim për të rritur prodhimin e pambukut në rajonet afër stepave, inxhinierët sovjetikë në vitet 50-të dhe 60-të shmangën rrjedhën e dy lumenjve që derdheshin në liqen, Amu Darya dhe Syr Darya.

 

Si rezultat, shtrati i liqenit u ndot nga kimikatet e përdorura për kulturat bujqësore. Uji u bë gjithnjë e më shumë i kripur, duke vrarë shumicën e specieve ujore dhe shkatërruar përfundimisht industrinë e peshkimit në rajon.

 

Tharja është ndikuar edhe nga faktorë atmosferikë, si mungesa e reshjeve në malet Pamir, të shtrirë midis Kazakistanit dhe Uzbekistanit, rrjedhat e të cilëve mbanin gjallë “shpirtin” e këtij baseni.

Kthehu mbrapa

Shto koment