Zgjidheni vetë

08.01.2013 (komentet: 0)

Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend të inkuadrohet në zgjidhjen e çështjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.

Zyrtarët e Brukselit kanë thënë se kjo është një punë e brendshme e Serbisë. Ata nuk kanë dashur të komentojnë ultimatumin e Beogradit që monumenti të hiqet deri më 17 janar, në mënyrë që të realizohet takimi Thaçi-Dacic, shkruan “Express”.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar autoriteteve serbe që ta zgjidhin në pajtim me ligjin çështjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë pa shkaktuar tensione të mëtejmë në Luginë.

Por zyrtarët në Bruksel nuk kanë pranuar të bëjnë komente rreth deklaratave të Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, i cili e ka ndërlidhur kontestin e përmendores me bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Baronesha Ashton.

Dacic kishte thënë se nuk do të shkonte për ta takuar Kryeministrin Hashim Thaçi në Bruksel nëse nuk largohet përmendorja, që është vendosur në nderim të dëshmorëve shqiptarë të rënë më 2001 në luftën kundër forcave serbe.

Për BE-në e gjithë kjo është çështje e brendshme e Serbisë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment