Zëri: Kemi prova për Berishën dhe djalin e tij që janë përfshirë në mafian serbe

18.04.2012 (komentet: 0)

Gazeta “Zëri” në Kosovë deklaron se ka prova për akuzat që ka bërë në adresë të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe familjes së tij.

 

Pas mohimit te akuzave nga ana e djalit te kryeministrit Shkelzen Berisha, kryeredaktori i te përditshmes kosovare ka deklaruar se gjithçka është shkruar ne këtë te përditshme është e bazuara ne fakte e dokumente.

Sipas kryeredaktorit të Zerit, informacionet e publikuara për një takim te Shkelzen Berishes dhe biznesmenit serb Vuk Hamovic ne Vjene, nuk kane qëllime politike, ndërsa shton se lajmi është i konfirmuar ne disa burime.

Gashi ka deklaruar se gazeta “Zëri” do te vijoje te publikoje dokumente te tjerë deri ne zgjidhjen e projektit Shqipëri-Kosove. Ai thekson se duhet ndërmarre një hetim i pavarur për zbardhjen e kësaj çështjeje. Te hënën gazeta “Zëri” publikoi disa fakte dhe korrespondenca qe shpjegonin arsyet e bllokimit te projektit për ndërtimin e linjës 40 KVV te interkonjeksionit, për llogari favorizimi te kompanive serbe ne këtë fushe. Ne këtë shkrim përfshihej dhe djali i kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha, i përmendur si person qe kishte lobuar për bllokimin e projektit te interkonjeksionit.

Kthehu mbrapa

Shto koment