Zbulohet mega kanjoni në Grenlandë (video)

31.08.2013 (komentet: 0)

Një nga kanjonët më të mëdhenj në botë u zbulua nën shtresën e akullit që e mbështjell një pjesë të Grenlandës.

Ismet Azizi

Kanioni  është i gjatë 800 kilometra dhe i thellë  800 metra, të cilin e ka thelluar lumi  para  më shumë se 4 milionë vjet më parë, gjegjësisht para se të vijë periudha e akullnajave.

Kanjoni  u zbulua rastësisht derisa  shkencëtarët hulumtonin  ndryshimet klimatike me anë të radarit duke punuar  hartën  e trollit shkëmbor të Grenlandës.

Shkencëtarët të cilët e kan zbuluar  thonë se është krejtësisht e pabesueshme atë që  arritën të gjejnë një kanjon aq të madh icily nuk ishte  parë kurrë më parë.

Kanioni i fshehur është më e madh se Grand Kanjoni ( Kanjoni i Madh) në Arizona, ndërsa hulumtuesit besojnë se ai  luan rol të rëndësishëm në transportimin e ujit, i cili krijohet  në fund të akullnajës, në  drejtim të oqeanit.

"Me i imazhet satelitore të cilat  mund t'u dërgohen menjëherë në telefonin tuaj celular shumë lehtë mund të supozojmë se nuk ka asnjë mister, por është e qartë se ka ende shumë gjëra që janë në pritje  për t'u zbuluar. Jemi shumë të ngazëllyer me këtë zbulim. Zbulimi i një gjëje kaq  të  madhe ndodh vetëm një herë gjat  jetës", tha udhëheqësi i studimit Jonathan Bamber Profesor i Universitetit të Bristolit, transmeton nasa.gov

Ky kanion kurrë më parë nuk është parë  nga syri i njeriut, duke pasur parasysh se 4 milion vjet më parë njerëzimi nuk ka  ekzistuar.

Nëse do të ndodhë që akulli  në Grenlandë të shkrihet , atëherë kishte me ardh deri te ngritja e  nivelin të detit botërorë  për  7 metra dhe përmbytja e shum qyteteve dhe vendbanimeve.

Video    -  http://www.youtube.com/watch?v=ENg9Hci9y3M

Më tepër: http://www.nasa.gov/content/goddard/nasa-data-reveals-mega-canyon-under-greenland-ice/#.UiJKYdJkPa

Kthehu mbrapa

Shto koment