Zbulohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit “Air Asia”

21.01.2015 (komentet: 0)

Aeroplani i kompanisë "Air Asia", i cila u rrëzua muajin e kaluar në Detin Java, ka fluturuar më lartë se sa lejohet, tha Ministri i Transportit i Malajzisë, Ignasius Jonan.

“Në minutat e fundit, aeroplani fluturoi më lartë se zakonisht”, u tha gazetarëve, Jonan, duke iu referuar të dhënave të marra nga pajisjet e radarëve.

Ministri kishte thënë më parë në seancën parlamentare se të dhënat e radarëve tregojnë se aeroplani ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 1800 metra për minutë para se të rrëzohet, transmeton Telegrafi.

“Unë mendoj se është e vështirë edhe për aeroplanët luftarakë që të ngjiten aq lartë me atë shpejtësi. Për aeroplanët me pasagjerë nuk është e paraparë që të fluturojnë shumë lartë me shpejtësi”, tha Jonan.

Kujtojmë se aeroplani i fluturimit “QZ8501”, i cili u rrëzua më 28 dhjetor gjatë një stuhi të rrufeshme, fluturonte nga Surabaya (Malajzia) për në Singapor (Indonezia).

Në aeroplan ishin 162 pasagjerë dhe disa anëtarë të ekuipazhit, të cilët pësuan vdekje. Deri më tani janë 53 trupa të pasagjerësh.

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy kutitë e zeza dhe aktualisht po analizojnë të dhënat.

Hetuesit kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë sulmi terrorist, ndërsa aktualisht janë përqendruar në gabim të mundshëm njerëzor apo tek problemet teknike të aeroplanit. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment