Zbulohen 16 kg heroinë në kufirin maqedonas, në pranga kosovari

20.05.2012 (komentet: 0)

Zbulohen afro 16 kg heroinë në një makinë me targa të Kosovës teksa po kalonte vendkalimin kufitar “Deve Bair” të Maqedonisë me Bullgarinë.



Policia kufitare maqedonase bën me dije se heroina u gjet e fshehur në katër rrotat e makinës, e cila ishte e tipit “Audi”.

Drogën, raporton agjencia e lajmeve INA, e zbuloi një qen antidrogë.

Policia ndaloi drejtuesin e makinës, i cili posedonte pasaportë serbe dhe të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se po heton edhe për përfshirjen e këtij rasti në një rrjet të tërë të trafikimit të drogës nga Turqia, përmes Bullgarisë në Maqedoni, ndërsa destinacion final i sasisë së heroinës ishte Kosova.

Drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov theksoi se operacioni i zbulimit dhe gjetja e drogës është pjesë e aksioneve “Bosfor”, i cili deri tani ka zbuluar mbi 350 kg heroinë, që në tregun e zi vlen 15 milion euro.

Kthehu mbrapa

Shto koment