Xhezair Shaqiri - Hoxha kërkon azil politik në BE

16.02.2012 (komentet: 0)

Shkup, 16 shkurt - Ish-komandanti i njohur i UÇK-së dhe ish-deputet i Parlamentit të Maqedonisë, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka kërkuar azil politik në një vend të BE-së.


Ish-deputeti dhe lideri i Partisë Demokratike Kombëtare, Xhezair Shaqiri ka theksuar për INA se para një jave ka braktisur vendin dhe është paraqitur për të drejtën e azilit politik në një nga vendet anëtare të BE-së. 

Ai ka theksuar se nuk është mirë në këtë periudhë kur një ish-deputet dhe një ish-zyrtarë i lartë i UÇK-së kërkon azil politik në vendet e BE-së. 

Xhezair Shaqiri - Hoxha vite me radhë ka qëndruar i strehuar në fshatin Tanushë të Karadakut të Shkupit, duke i`u shmangur një procesi gjyqësor, i cili ishte vlerësuar politikisht i motivuar kundër tij. Hoxha në disa raste ka qenë shënjestër e operacioneve policore për arrestimin e tij në fshatin Tanushë, mirëpo ai i ishte kundërpërgjigjur këtyre aksioneve, duke paralajmëruar se do të ballafaqohej me to edhe përmes armës. 

Xhezair Shaqiri - Hoxha në zgjedhjet e fundit ishte në listën për deputet në Parlamentin e Maqedonisë në kuadër të koalicionit me BDSH-në e Bardhyl Mahmutit, por ai nuk arriti të sigurojë mandatin e deputetit, pasi që i ishte shmangur lëvizjeve në terren.

Kthehu mbrapa

Shto koment