Williamson nesër tregon emrat e të akuzuarve për krime lufte

29.07.2014 (komentet: 0)


Pas tri vitesh hetime, nesër do të flas në Bruksel, Shefi i Task-Forcës Speciale, Clint Williamson.
Gjatë konferencës që do të mbahet paraditen e së martës në Bruksel, Williamson do t’iu drejtohet gazetarëve ndërsa do të bëjë publike të gjeturat e hetimeve tri vjeçare, hetime këto që janë bazuar në raportimin e zviceranit Dick Marty.


Hetimet janë zhvilluar nën udhëheqjen e Williamson i cili disa herë gjatë kësaj periudhe e ka vizituar Prishtinën, Beogradin por edhe Tiranën.

Së fundi, Willamson në Kosovë ka qëndruar gjatë javës së kaluar ku është takuar me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, me ministrat Hajredin Kuqi, Bajram Rexhepi e Agim Çeku si dhe me udhëheqësit ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë.

Task Forca Speciale për hetimin e pretendimeve të Dick Martyt se në Kosovë gjatë luftës ka pasur trafikim të organeve është themeluar në shtator të vitit 2011.

Konferenca do të filloj nesër në orë 10:30 të mëngjesit dhe mund ta ndiqni online në këta dy linka: www.sitf.eu dhe http://video.consilium.europa.eu

/rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment