Vuk Drashkoviq: i knaqur që Daçiq e tha të vërtetën për Kosovën

09.03.2013 (komentet: 0)

Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO) Vuk Drashkoviq ka thënë se i vie mirë që kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq tha të vërtetën për Kosovën për të cilën "të gjithë e dinë se kjo vërtetë është që 13 vite".

 

 

"Jam i kënaqur që thuhet  kjo e  vërtetë për të cilën të gjithë e dimë për 13 vjet me radhë  dhe tashmë që 13 vjet që nga  Rezoluta 1244 dhe Marrëveshja e Kumanovës  Serbia në asnjë tregues nuk është në  Kosovë", ka thënë Drashkoviq  për agjensinë  Beta.

Daçiç tha dje në një artikull autorial të botuar në javoren  NIN të  Beogradit se dhjetë vjet me radhë është gënjyer se Kosova është e Srbisë  bile  edhe zyrtarisht është përcaktuar me  Kushtetutën  e Serbisë.

Drashkoviq ka thënë se ai dhe SPO –ja, partia  e tij, që nga fillimi këtë e kan thënë dhe se për kët arsye politikisht  kemi pësuar shum, për shkak  se  shpesh është e rrezikshme që të thuhet e  vërteta.

Presidenti SPO ka thënë se negociatat me Prishtinën për së tepërmi po i  komplikojmë , sepse është e mjaftueshme që negociatorët serb  pa frikë  nga  reagimet  e  atyre që jetojnë  mirë nga Kosova, dhe nuk jetojnë në Kosovë, me guxim të pranojë planin e Ahtisaarit si një bazë solide për dialog, në të cilin të bëjnë  përpjekje për të fituar një zgjidhje më të mirë, sidomos në veri të Kosovës, duke theksuar se Serbia nuk e njeh Kosovën.

"Në at moment ne do të marrim  datën dhe fillojmë negociatat për anëtarësim në BE, dhe nga ky moment  ne do të  kemi BE-në si një aleat të fuqishëm në përpjekjet tona për të përmirësuar disi zgjidhjen  nga  plani i Ahtisaarit, dhe ato zgjidhje janë  të  paripariparushme  nën standardet ekzistuese europiane," tha Drashkoviq.

Ai theksoi se më e rëndësishmja  është që të mbrohet ajo sa mund të mbrohet, dhe kjo është serbët e mbetur në Kosovë  dhe trashëgimia  historike serbe në Kosovë.

Drashkoviq ka thënë se ishte "një gënjeshtër e madhe, iluzion, diçka që nuk ekziston", ka hyrë si një realitet dhe diqka si ekzistuese në Kushtetutën Serbe të vitit 2006, por as kjo nuk mundi ta ndryshojë realitetin.

"Ne mundemi nesër të sjellim një dispozitë të Kushtetutës , sipas të cilës në Serbi nuk ka  asnjë të papunë, mund të sjellim  një dispozitë që serbët kërcejnë  në lartësi 10 metra, por kjo nuk do të thotë asgjë", ka thënë Drashkoviq.

Ai përsëriti se ligji, apo qfardo  dispozite, duke përfshirë edhe Kushtetutën, e cila është përtej realitetit dhe e pazbatueshme , nuk është e detyrueshme.

"Kur  Serbia merr datën për fillimin e negociatave me BE-në, të gjithë në vend , ky koalicion ekzistues  i çuditshëm i fanatizmit komunist, fanatikë fetarë dhe e gjithë  qka është kundër Perëndimit si një lloj i habitati satanik, do të bashkohen dhe të bisedojnë  se Serbia  e ka humbë Kosovën .  Pikrisht ata  që e thonë këtë  me veprimet  dhe me fjalët e tyre e kanë humbur Kosovën ", ka thën  Drashkoviq.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment